Mamaja e divës së muzikës pop Beyonce, Tina Knowles, ka treguar së fundmi format e saj trupore dhe duhet thënë se duket tepër në formë. 68-vjeçarja u shfaq me një kostum në ngjyrë blu nga koleksioni i ri “Ivy Park”, ku ekspozoi këmbët e saj të tonifikuara dhe bustin e saj me një palë reçipeta me lule blu dhe rozë.

Stilistja kishte zgjedhur që flokët e saj të gjata t’i mbante të lëshuara, teksa kishte vendosur një kapele. “Ti mund të jesh ajo vajza në çdo moshë në Ivy Park”, shkroi nëna e fitueses së Grammy. “Ivy Park ka diçka për të gjithë, madje edhe për mua! Pasdite e përsosur me ata që dua me kapelën time Safari Ivy Park”, ka shkruar 68-vjeçarja në një tjetër postim.

Ndërkaq, herën e fundit që Beyoncé publikoi një album solo, ajo na dha “Lemonade”, një koleksion ‘vizual’ që mbërriti, pa paralajmërim paraprak, në vitin 2016. Kishte video kinematografike për të shoqëruar çdo këngë dhe regjistrimi u faturua nga vetë Queen Bey, si një projekt konceptual i bazuar në udhëtimin e çdo gruaje për vetënjohje dhe shërim.

Nuk ka një parathënie kaq të lartë me albumin e fundit të superyllit amerikan, “Renaissance”. Një festë euforike e muzikës së kërcimit që e vendos zërin e saj të pasur dhe të zhdërvjellët në ritme, që të rikthejnë në disko të viteve 1970, pop-in elektronik të viteve 1980 dhe muzikën house e viteve 1990.

Rikujtojmë, se Kelis, këngëtarja e njohur me emrin e plotë, Kelis Rogers-Mora ka akuzuar së fundmi Beyonce se ka vjedhur muzikën e saj për ta vendosur në albumin e sapo lançuar nga “Renaissance”. Ndërkaq, nëse nuk e dini, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z zotërojnë një ishull privat 4 milionë dollarësh në Bahamas. Pjesa më e shtrenjtë e pasurive të paluajtshme të çiftit është rezidenca e tyre prej 88 milionë dollarësh në Bel Air. Vlerësohet se ata zotërojnë të paktën 150 milionë dollarë pasuri të paluajtshme rreth Shteteve të Bashkuara.

Top Channel