Tragjedia e kësaj të marte në Potam të Himarës, ku një vajzë u vra nga një gomone që lëvizte shumë pranë bregut tregoi sërish se rregullat për qarkullimin e mjeteve lundruese nuk respektohen.

Për pasojë, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, njoftoi shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Me urdhër të Nanos u shkarkuan nga detyra:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;

Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Polici Arjan Tase përplasi për vdekje të miturën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë të martën pasdite, ndërsa po drejtonte një gomone.

Top Channel