“Policia e Shtetit të nxjerrë mësim”, Rama kërkon ndëshkime për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

02/08/2022 18:54

Ngjarjen tragjike në plazhin e Himarës, ku një polic përplasi për vdekje me gomone një vajzë, kryeministri Edi Rama kërkon “të jetë një mësim për Policinë e Shtetit”.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, kryeministri kërkon që kreu I Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe drejtuesit të tjetë t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjës.

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Arjan Tase, shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan po drejtonte një gomone sot në plazhin e Potamin, por humbi kontrollin e mjetit duke goditur për vdekje një 7-vjeçare që lahej në det.

Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, u përjashtua nga radhët e policisë autori Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Top Channel