Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë.

Një e mitur, vetëm 7  vjeç është goditur ndërsa lahej në det nga një mjet lundrues, gomone. Si pasojë e plagëve të marra 7 vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Burime zyrtare të policisë thanë se për rastin kanë ndaluar shtetasin me inicialet A.T, i cili duke drejtuar një mjet lundrues, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur fëmijën.

Burime për Top Channel thanë se autori është një punonjës policie, i cili ndodhej në Himarë, jashtë shërbimi, në pushime me familjen.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel