Fillimi i muajit gusht ka shtuar fluksin e lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Qaf-Thanës.

Pushues kryesisht nga Maqedonia e Veriut apo edhe Ballkani kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar. Vetëm në 24 orë nga ky pikëkalim kanë hyrë mbi 5200 persona pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë në vendin tonë për pushime në Durrës, Vlorë apo Sarandë ndërsa nuk mungojnë as ata që kthehen brenda ditës apo që kalojnë tranzit drejt shteteve të tjera.

Pushuesit nga Evropa qëndrore dhe perëndimore gjithashtu nuk mungojnë.

“Po vijmë me pushime në Shqipëri. Do të qëndrojmë një javë në bregdet por gjithashtu edhe afër qendrës. Do të kalojmë edhe në Tiranë. Do të rrimë një javë është hera e dytë që vijmë. Jemi nga Belgjika”.

“Po vijmë me pushime. Prindërit e mi janë me origjinë Shqiptare dhe po vizitojmë vendin. Do të shkojmë në Vlorë, Sarandë, Shkodër dhe më pas në Malin e Zi”.

Në dalje gjithashtu nuk ka munguar as fluksi i lëvizjeve të atyre që kanë pushuar gjatë fundit të korrikut në Shqipëri dhe kthehen në vendin e tyre. Rreth 3000 persona shqiptare dhe të huaj kanë kaluar kufirin në drejtim të Maqedonisë së Veriut nga Qaf-Thana.

 

Top Channel