Erdhi në Shqipëri për pushime, por humbi jetën/ Mes dhimbjesh, Jonada përcillet sot në banesën e fundit

03/08/2022 11:19
Viktima Jonada Avdia

Jonada e vogël erdhi në Shqipëri me prindërit e saj dhe po shijonte detin e bukur të jugut, por një incident me gomone i mori jetën.

Helikat e mjetit lundrues që drejtohet nga Arjan Tase, shef i Policimit në Elbasan dëmtuan rëndë shtatë vjeçaren, që vdiq në vend.

Mes dhimbjesh, trupi i pajetë i së ndjerës përcillet këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Jonada do të prehet në varrezat e Tufinës.

Familjarët shprehin dhimbjen për humbjen e Jonadës, ndërsa ngrenë shqetësimin se për sa kohë, siguria mungon, raste të tilla mund të përsëriten.

“Nuk gjejmë fjalë. Na humbi fëmija. Inshalla nuk e kanë fatin e tij të tjerët. Çfarë të themi? Nuk ka shtet”.

“Nuk ka dhimbje më të madhe, me nënën dhe babanë erdhi nga Anglia dhe të vijë ai i tërbuari…”

“Të përballesh me një qytetar është ndryshe, por me një njeri që punon në polici… kjo është e tmerrshme. Isha mbrëmë aty, nuk kishte më tmerr. Lutem për atë nënë… është e tmerrshme”.

Vrasja e Jonadës nga një polic që shkeli rregullat duket lundruar shumë pranë bregut ka tronditur opinionin publik.

Me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për t’u bashkuar këtë të enjte në orën 19:00 jashtë Ministrisë së Brendshme.

Top Channel