Drejtuesi i gomones, i cili mesditën e sotme goditi për vdekje një 7-vjeçare teksa lahej në breg, në plazhin e Potamit, është një zyrtar policie.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel, se drejtues i gomones është identifikuar si Arjan Tase, me detyrë shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Më herët Tare, ka qenë shef i komisariatit të Himarës. Tase është vënë tashmë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë: 

Informacion paraprak

Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Top Channel