Autori Arjan Tase

Arjan Tase, i cili përplasi me gomone duke lënë të vdekur në vend një 7-vjeçare këtë të martë në plazhine  Potamit në Himarë ka qenë më parë shef Komisariati në Himarë.

Në vitin 2020 është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin në Elbasan.

Tase rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë.

Por, pavarësisht kësaj ai është rikthyer sërish në detyrë në Policinë e Shtetit.

Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës është akuzuar për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.

Në dhjetor të vitit 2020 në kuadër të operacionit antidrogë u arrestuan disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjëve kanabis në Vlorë.

Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës më 27 prill 2022 dhe u rikthye në polici më pas në detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Top Channel