Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur sot pas një konflikti që ka pasur me një tjetër djalë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, ku janë përfshirë në sherr 27-vjeçari me iniciale Q.H. dhe 33-vjeçari me iniciale O.D. Situata është përshkallëzuar në përdorimin e thikës, kur Q.H. ka goditur 33-vjeçarin me mjetin prerës.

Dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale, ndërkohë që autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

Top Channel