Gjithë inati tek skuadra e United/ Lojtarët më të abuzuar në Twitter, kryeson Ronaldo dhe Maguire

02/08/2022 23:00

Një raport i publikur së fundmi mbi futbollistët të cilët marrin më shumë kritika, por edhe abuzohen në rrjetet sociale si Twitter, zbuloi se ata që e pësojnë më shumë janë dyshja e Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire.

Në këtë raport të punuar nga The Alan Turing Institute dhe Ofcom u morën në shqyrtim 2.3 milonë mesazhe të dërguara direkt në profilin e futbollistëve të Premier League gjatë pesëmujorit të parë të sezonit 2021-2022.

Nga kjo rezultoi se 68% e lojtarëve morën mesazhe abuzuese ndërsa këtë listë e kryeson me 12.520 mesazhe abuzuese Cristiano Ronaldo, i ndjekur menjëherë nga shoku i skuadrës, Harry Maguiere që kishte grumbulluar 8.954. por, rezultatet e dobta tek Manchester United bëjnë që edhe podiumi të plotësohet me një tjetër lojtar nga organika e “Djajve të Kuq” tesa bëhet fjalë për Marcus Rashford.

Ky i fundit, kishte koleksionuar 2.557 mesazhe abuzuese ndërsa interesant është fakti se në top 10-lojtarët me më shumë mesazhe abuzuese, tetë janë prej Manchester United. Në 10-tëshen e parë, përjashtim nga United, bënin lojtarët e Tottenham, Harry Kane dhe ai i Manchester Cityt, Jack Grealish./ Supersport

Lista me 10-lojtarët më të abuzuar nëpërmjet mesazheve në Twitter:

1. Cristiano Ronaldo (Man United)

2. Harry Maguire (Man United)

3. Marcus Rashford (Man United)

4. Bruno Fernandes (Man United)

5. Harry Kane (Tottenham)

6. Fred (Man United)

7. Jesse Lingard (Man United)

8. Jack Grealish (Man City)

9. Paul Pogba (Man United)

10. David de Gea (Man United)

Top Channel