Milioneri britanik i vrarë me jaht në Sardenja ishte distributor maskash Covid, gruaja dhe e bija të plagosura rëndë (fotot)

02/08/2022 15:22

Britaniku që u vra të dielën në jahtin e tij pas përplasjes me një shkëmb në ishullin itlaian të Sardenja është identifikuar sot si një drejtor kompanie të shpërndarjes së maskave Covid.

61 vjeçari Dean Kronsbein, ishte në kuvertën e jahtit të tij 25 metra të gjatë Amore me bashkëshorten e të bijën kur kapiteni u detyrua të ndryshonte papritur kursin për t’iu shmangur një tjetër mjeti detar.

Jahti hyri në një ngushticë shkëmbinjsh dhe u përplas duke shkatërruar krejtësisht majën e tij në ishullin Il Nibani, pranë Porto Cervo në Sardenja.

Kronsbein u nxorr nga uji prej një mjeti me flamur maltez që ishte aty pranë por ishte shpallur i vdekur në bord.

Bashkëshortja e tij Sabine, 59 vjeçe, dhe e bija Sophia, 27 vjeçe, u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Olbia për t’u transferuar më pas në një njësi më të specializuar në Sassari.

Kronsbein ishte pronar i kompanisë britanike Ultrafilter Medical e specializuar në pajisje mjekësore dhe ka shpërndarë miliona maska gjatë izolimeve të virusit.

Familja zotëron një vilë 5 milionë paundëshe në Ross on Wye, Britani, si dhe një vilë dy-katëshe në Porto Cervo të Sardenjas.

Muajin e kaluar Kronsbein ishte shfaqur në një intervistë ne ‘Financial Times’ ku tregonte sesi pushuesit e huaj po ktheheshin të pushonin në rezortet e preferuara të milionerëve në Porto Cervo.

Ndërsa muajin e kaluar ai mbajti një festë madhore në vilën e pronën e tij 50 hektarëshe në Britani, me emra të shquar të aristokracisë britanike.

Kronsbein zotëron një automjet Bentley të vitit 1953 dhe bashkë me gruan Sabine kryejnë aktivitete të rregullta bamirësie.

E përditshmja MailOnline shkruan se kapiteni i jahtit Amore, Mario Lallone, është në liri me kusht nga autoritetet dhe pritet të merret në pyetje.

Avokati i familjes Egidio Caredda tha: “Është një tronditje e madhe për të gjithë familjen. I biri i Kronsbein më kontaktoi për të ndihmuar. Ai erdhi nga Britania kur dëgjoi lajmin dhe po qëndron me nënën e motrën e tij

Dje kreu i rojës bregdetare Francesco Colarullo tha për mediat: “Barka e dëmtuar është kthyer në Porto Cervo për hetimet”.

Një prej burimeve tha: “Barka që mbeti në breg duket se kishte marrë kthesë të fortë për t’iu shmangur një tjetër mjeti dhe përfundoi e përplasur me shkëmbinjtë”.

Një dëshmitar shtoi: “Kishte disa ambulanca rreth barkës së tërhequr në Porto Cervo.’

Jahti MY Amore është regjistruar në portin italiane të Monfalcone pranë Trieste.

FOTO GALERI
1/9
61 vjeçari Dean Kronsbein është identifikuar sot si një drejtor kompanie të shpërndarjes së maskave Covid.

Top Channel