12:32
I dënuar me 9 vite për përdhunimin e një vajze shqiptare, në Brazil nuk pranojnë ekstradimin e Robinho-s
Në vitin 2013, teksa aktivizohej për Milanin në Itali, Robinho ishte pjesë e një grupi prej të paktën gjashtë personash që përdhunuan në një diskotekë një vajzë shqiptare, e cila ishte duke festuar datëlindjen e saj të 23-të. Në vitin 2019, gjykata italiane e shpalli fajtor ish-futbollistin duke e dënuar me nëntë vite burg.