Në fshatin Konjat të Lushnjës është koha e vjeljes se ullinjve, por nuk ka punëtorë.

Të rinjtë kane emigruar, ndërsa në fshatra kanë mbetur vetëm banorët mbi 50 vjeç.

Enver Myftaraj jeton në Greqi por u kthye dy ditë më parë në fshat vetëm për të vjelur ullinjtë e tij. Me anë të rrethit miqësor ka arritur të gjej dy punëtorë për ta ndihmuar.

Të njëjtin shqetësim ka edhe Shefit Sina, cili prej mungesës së punëtorëve preu pemët e tij frutore.

Gratë që ndihmojnë në vjeljen e ullinjve pranojnë të shkojnë vetëm atje ku njohin. Me 1500 lekë në ditë puna nuk paguhet aq sa duhet thonë ato.

Në Lushnjë sipërfaqet me ullinj janë shtuar këto 15 vitet e fundit, sidomos në zonat kodrinore ne Dushk, dhe Konjat. Por me shtimin e kultivimit dhe kërkesës është pakësuar krahu i punës.

Top Channel