Barça dhe Milani në garë për titullarin e Chelsea, flet agjenti: Ju tregoj të vërtetën

02/11/2022 21:50

Jorginho ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Chelsea.

Emri i mesfushorit lidhet me një transferim te Barcelona ose Milani, teksa në të kaluarën ka patur interesim konkret edhe nga ana e Juventusit.

Shtypi katalanas shkruan se drejtuesit e Barcelonës po bisedojnë me agjentin e 30-vjeçarit italian, duke theksuar se edhe dyshja Maldini-Massara po punojnë për ta transferuar në Milanello në fund të sezonit.

Për të shuar çdo dilemë rreth së ardhmes së Jorginhos ka folur menaxheri i tij, Joao Santos, i cili në prononcimin e fundit deklaroi: “Prioriteti ynë është rinovimi me Chelsea, që është i vetmi klub me të cilin kam folur në javët e fundit.

Nuk e kam takuar kurrë Mateu Alemany (drejtori sportiv i Barcelonës)”, u shpreh agjenti i mesfushorit italian, i cili po zhvillon sezonin e pestë me skuadrën londineze./ Super Sport

Top Channel