Presin garancinë për jetën, pedagogët asnjë sinjal sot në lidhje me grevën! Sot nuk u zhvillua as protesta simbolike

03/11/2022 12:38

Sindikata e Pedagogeve ende nuk ka marrë një vendim, por janë duke diskutuar opsione se çfarë do të bëjnë në vijim.

Gjatë ditës së djeshme është dhënë deklarata e fundit zyrtare nga pedagogët, të cilët kërkojnë një garanci për jetën, përpara se të nisin grevën e urisë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë e asnjë vijimësi në lidhje me çfarë do të ndodhë. Pedagogët janë shprehur se po zhvillohen takimet mes tyre por ende nuk ka diçka konkrete.

Sot nuk është zhvilluar më protesta simbolike që zhvillohej çdo ditë. Pedagogët e kanë thënë fjalën e tyre.

Është thënë se janë 30 persona që do të futen në grevë nëse do të marrin një sinjal nga Presidenti i Republikës apo nga ndërkombëtarët.

Pritet si do të jenë reagimet dhe hapi i radhës i protestës së pedagogëve. Studentët kanë vijuar mësimin ën disa auditore, pavarësisht se disa nga pedagogët nuk janë paraqitur.

 

Top Channel