Foto ilustruese

Një 70-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë në aksin Fier-Vlorë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, për këtë arsye mbetet ende i pa identifikuar.

Ylli Toska (viktima), banues në fshatin Fitore, ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel