Qindra kilogramë kanabis me vlerë 500 mijë euro, arrestohet shqiptari dhe greku/ Po e transportonin pranë zonës së Konicës, me furgon të vjedhur

03/11/2022 12:34

Departamenti i anti drogës se Janinës mundi të sekuestrojë një sasi prej 375 kg kanabis sativa në një operacion të zhvilluar në zonën e Zarorisë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas policisë greke, në pranga ranë dy persona, një grek dhe një shqiptar.

Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në kufi pranë zonës së Konicës, dhe po transportohej me një fugon të vjedhur me targa greke.

Autoritetet thonë se lënda narkotike do të dërgohej në Athinë prej nga ku trafikantët do kishin përfitim mbi 500.000 euro.

Hetimet do të vazhdohen për zbardhjen e skemës së trafikut, ndërsa gjykata e Janinës vendosi t’i lërë në burg deri në përfundim të hetimeve të dy të arrestuarit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel