Grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” kësaj radhe ka publikuar një listë punonjësish që i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lista përmban emra, pozicione dhe pjesërisht nunrat e telefonave.

Ky është një sulm i paprecedentë që i vjen Shqipërisë nga një vend i huaj, nga Irani si shenjë hakmarrje pasi vendi ynë strehon prej vitesj opozitën iraniane.

SHISH është një institucion sekret ku punonjësit nuk duhet të ekspozohen për publikun, por emrat që janë publikuar janë punonjës të administratës, nuk janë informatorë.

Nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, por punonjës të administratës dhe që janë të punësuar. Por edhe publikimi i tyre është sensitiv dhe dëshmi që sulmi kibernetik nuk ka kursyer as sistemin e informativ të shtetit, një institucion që duhet ruajtur dhe që janë investuar miliona para për të ruajtur të dhëna sensitive.

Më 10 shtator Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.

Ata arritën të hakerojnë dhe publikojnë të dhëna sensitivet ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, siç ishin komunikime sekrete  me partnerët ndërkombëtarë për çështje delikate, duke rrezikuar sigurinë kombëtare.

Ndërsa disa ditë më parë, hakerat e Homeland Justice kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

Në dokumentin e hedhur në rrjet nga hakerat janë bërë publike dy pasaportat e kryeministrit, një diplomatike dhe një e zakonshme si dhe udhëtimet e tij që prej vitit 2004 deri në maj të vitit 2022.

Top Channel