Vitamina D është shumë e rëndësishme për mirëqenien e të gjithë organizmin. Mjaftojnë 15 minuta në diell që trupi të prodhojë vitaminë D.

Megjithatë, shpesh është e nevojshme që njeriu të marrë suplementë të kësaj vitamine për të plotësuar dozat e nevojshme.

Kjo vitaminë është e domosdoshme kundër një sërë sëmundjesh siç janë ato që rrezikojnë trurin por edhe kockat.

Vitamina D kundër reumatizmës dhe artritit:

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se vitamina D luan një rol të fortë kundër inflamacionit.

Ky i fundit është përgjegjës për një sërë sëmundjesh ku përfshihet edhe reumatizma dhe artriti.

Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e suplementëve që përmbajnë 10 mikrogramë vitaminë D gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Në stinën e pranverës dhe verës, njerëzit mund ta marrin vitaminën D falë ekspozimit në diell.

Sipas studimit, kjo vitaminë luan një rol parandalues ndaj shfaqjes së reumatizmës dhe artritit.

Megjithatë, kur vjen puna tek pacientët që vuajnë nga këto sëmundje, roli i vitaminës është disi më i kufizuar.

Gjithësesi, vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe muskujve.

Burime të tjera të vitaminës D:

Pjesa më e madhe e vitaminës D prodhohet nga trupi si kundërpërgjigje e ekspozimit në diell.

Ajo gjendet edhe tek disa ushqime, siç është peshku ose vaji i peshkut.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D shpaloset më shumë tek të moshuarit, për shkak të paaftësisë së lëkurës për të sintetizuar vitaminën D nga dielli.

Marrja e kësaj vitamine nëpërmjet suplementeve me shpresën se do të parandalojë sëmundjet mendore, është një hap i nxituar thonë mjekët.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të reshtin së marri vitaminë D.

Kjo e fundit është e nevojshme kundër osteoporozës.

Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë për të rriturit nën 70 vjeç dhe 800 njësi për të rriturit mbi 70 vjeç./AgroWeb

Top Channel