Zbardhen katër vjedhje në Durrës, vihet në pranga 21-vjeçari banues Berat

03/11/2022 10:34

Katër vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit, në qarkun e Durrësit janë zbardhur dhe është vënë në pranga autori i tyre.

Personi F. P., 21 vjeç, banues Berat akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një qytetari.

Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi F. P., konkretisht:

Vjedhjet janë kryer më datë 06.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në fshatin Rrashbulll; më datë 21.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në lagjen nr.15, Durrës; më datë 11.09.2022, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një motomjet, në banesën e një shtetasi, në Katund të Ri.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Durrës

Zbardhen 4 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit, në qarkun e Durrësit, identifikohet dhe vihet në pranga autori i tyre.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë e vëniën përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, si dhe bazuar në inteligjencë informative se një shtetas vidhte, në mënyrë të përsëritur, motomjete të shtetasve të ndryshëm, kanë zbardhur 4 raste të këtyre vjedhjeve, si dhe kanë identifikuar, lokalizuar e vënë në pranga autorin e tyre, shtetasin:

-F. P., 21 vjeç, banues Berat, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një shtetasi. Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi F. P., konkretisht:

•Më datë 06.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në fshatin Rrashbull;

•Më datë 21.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në lagjen nr.15, Durrës;

•Më datë 11.09.2022, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një motomjet, në banesën e një shtetasi, në Katund të Ri.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Top Channel