A tremben meshkujt nga një vajzë e suksesshme si ajo? Ina Kollçaku tregon lidhjen më të gjatë

02/11/2022 21:54

Ina Kollçaku është një nga vajzat më të suksesshme dhe më të dashura për publikun.

Ajo u bë e njohur kur morri pjesë si konkurrente që kërkonte dashurinë në sezonin e parë të “Për’puthen”, ndërsa më pas i është prezantuar ndjekësve si psikologe dhe shpesh ka dalë në mbrojtje të kauzave për të drejtat e grave.

E suksesshme në karrierë, por jo në jetën sentimentale, të paktën kështu e cilëson veten psikologia. Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, moderatorja Armina Mevlani e pyeti Inën nëse të qenit një femër e pavarur që ia del vetë, krijon probleme në marrëdhëniet me meshkujt.

“Unë nuk jam personi më i mirë për të folur për kështu gjëra partnerësh, se nuk është se jam e suksesshme në këtë fushë. Nuk jam e suksesshme, sepse sa vjen dhe rris pritshmëritë, gjërat e mia dhe nuk përkojnë.

Nëse do të dëgjoja gjyshen time, thotë mos i hy ashtu se burra janë, merre pranoje”, përgjigjet Ina.

Ajo tregon se përshtatet më shumë me djem që kanë karakter jo të ngjashëm me të:

“Historitë më të suksesshme, të përfunduara tashmë (imagjino sa të suksesshme), kanë qenë persona totalisht ndryshe nga unë. Nuk kanë qenë të ngjashmit e mi, nuk kanë pasur background as psikologjik, as letrar, dhe më ka funksionuar shumë mirë”.

Psikologia rrëfen më tej se lidhja më e gjatë ka zgjatur katër vite:

“Ose jam single, ose jam shumë e lidhur. Këto momentet e flirtit janë vetëm flirt, pa gjëra të tjera, si Bricjap që jam”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel