08:10
Gabriel Escobar vjen sot në Tiranë/ Takohet fillimisht me kryedemokratin Basha, zbardhet axhenda
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, mbërrin sot në Tiranë. Sikurse është bërë e ditur Escobar do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë shqiptarë.