E mërkurë, 22 Qershor 2022
17:19
Gjendet i mbytur në lumin Vjosë një 58 vjeçar, ishte zhdukur prej katër ditësh

Një 58-vjeçar i zhdukur prej katër ditësh, është gjetur pa jetë ditën e sotme në Përmet në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë.

17:18
Bylykbashi: Rama po e trajton integrimin sipas humoreve të tij, i duhen vënë frerë kushtetues

I ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, ishte deputeti Oerd Bylykbashi, i cili ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit politike, pasi nesër Shqipëria pritet të marrë pjesë në mbledhjen e KE-së, në kuadër të integrimit europian, ku do të jenë edhe liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

17:14
Koalicioni i ri “Anti-Petkov” shtyn mbledhjen e Komisionit për veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Mbledhja e Komisionit për veton ndaj Maqedonisë së Veriut është shtyrë, pas ndërhyrjes së koalicionit të ri “Anti-Petkov”.

17:07
Përfundojnë në gjykatë 500 mijë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të 2020-ës

Çështja e 500 mijë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2020 ka përfunduar në gjykatë.

16:54
Pablo Escobari brazilian, arrestohet në Hungari

Një trafikant droge i njohur si “Pablo Escobar i Brazilit”, u arrestua në Hungari të martën pas më shumë se një viti në arrati.

16:47
Turqia, Arabia Saudite, tentojnë të ‘kthejnë faqen’ për vrasjen e Kashoggit (fotot)

Mohammed bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite që konsiderohet si sunduesi ‘de facto’ i mbretërisë, viziton sot Turqinë, në takimin e dytë këtë vit me presidentin Tajip Erdogan.

16:42
Deti po ‘ha’ tokën, efektet e ngrohjes globale po zhdukin ishullin e Martinique

Ishulli i Martinique është  simbol  më i qartë i kërcënimit të rritjes së nivelit të detit  si pasojë e ndryshimeve klimatike.

16:39
Presidenti i Lituanisë: Vendi ynë është i përgatitur për çdo veprim jomiqësor nga Rusia

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka deklaruar sot se vendi i tij është gati për një formë hakmarrjeje nga Rusia, pasi ndaloi transportin e mallrave të caktuara që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian nëpër territorin e saj dhe në enklavën ruse të Kaliningradit.

16:37
Dronët turk shkatërrojnë rafinerinë ruse, i sulmuan ukrainasit

Një rafineri ruse në ka shpërthyer në flakë pas një sulmi me ato që duket të jenë dronët turk bayraktar, që janë parë të përdoren në masë nga ushtria ukrainase.

16:35
Odise Roshi prezantohet te skuadra e re, mbetet në Turqi

Odise Roshi ndryshuan skuadër, por jo kampionat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor.

16:32
Vaksina e lisë së majmunit, danezët gati për të përmbushur kërkesën globale

Si i vetmi laborator që prodhon një vaksinë të miratuar tashmë kundër lisë së majmunëve, kompania daneze Bavarian Nordic thotë se lista e saj e porosive ka nisur të mbushet pasi sëmundja tipike e rrallë ka filluar të përhapet në mbarë botën dhe veçanërisht në Evropë. 

16:31
Taulant Seferi drejt transferimit në Turqi, zbulohet oferta për Tiranën

Taulant Seferi vijon të jetë në qendër të merkatos. Ndonëse është në grumbullim me Tiranën, ku po përgatitet për eliminatoret e Champions Leagues ndaj Dudelange, sulmuesi i bardhebluve mund të ndërrojë shumë shpejt skuadër.

16:22
​Detaje nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe kryeministri bullgar

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov të enjten dhe të premten do të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian (KE), njoftoi të mërkurën shërbimi për shtyp i Qeverisë.

16:11
Tiranë/ Sekuestrohet pasuri me vlerë dy milionë euro, pronari i dënuar me 7 vite burg në vitin 2007

Pasuri me vlerë dy milionë euro është sekuestruar këtë të mërkurë në Tiranë gjatë operacionit të koduar “Summer 2022”.

16:11
Studentja vritet me thikë nga përndjekësi i rrjeteve sociale me të cilin refuzoi të martohej (fotot)

Një vajzë e re është qëlluar për vdekje me thikë në mes të ditës teksa zbriti nga autobusi pasi refuzoi propozimin e martesës nga një përndjekës të fiksuar me të.

16:10
Liberalizimi i vizave për Kosovën në margjinat e Samitit të BE-së

Disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të thonë se vendet e tyre po bëjnë përpjekje që nga Samiti i BE-së, që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, të shprehet mbështetje e qartë politike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

15:54
A janë të sigurta për fëmijët? Disa gjëra që duhet të dini për vaksinimin e tyre kundër Covid

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të nxjerrin vaksinat e COVID-19 për fëmijët deri në gjashtë muaj pas marrjes së miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

15:39
Video/ Gara e supermakinave në malet e Zvicrës përfundon me shkatërrimin e Ferrari F40, $2.5 milionëshe (fotot)

Pjesa e përparme të një makine klasike Ferrari F40 u shkatërrua të dielën në një përplasje të shtrenjtë me barrierat anësore, gjatë një grumbullimi super-makinash në malet e Zvicrës me rastin e 75 vjetorit të Ferrarit.

15:36
“Sensitive”, ekspozita e piktores Anila Hetoja

Piktorja Anila Hetoja i është dedikuar artit vizual që në moshë të re, me një stil sa të personalizuar aq edhe tërheqës.

15:26
“Nuk justifikon të ardhurat”/ Fshati po dëshmon për pasurinë e tij, SPAK publikon pronat që kërkon t’i konfiskohen Shtëpënjës, i biri i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni

SPAK thotë se Bektash Shtëpënja, për të cilin sot në Gjykatën e Posaçme po dëshmon i gjithë fshati Kozare, nuk justifikon të ardhurat dhe pasuritë.

15:24
PS kërkon ligj për lobimet/ Debati për financimin e partive, KQZ kërkon kontroll edhe në rrjetet sociale

Aktorët politik  janë gati  për të ndryshuar sërish rregullat e lojës për zgjedhjet dhe duket se idetë i kanë të qarta. Socialistët kërkojnë  rregullim ligjor për partitë politike që nënshkruajnë kontrata lobimi.

15:15
Pa gjyqe dhe pa avokatë! Protesta e avokatëve po penalizon vetëm qytetarët

Kanë vijuar dhe sot protestat kundër hartës së re gjyqësore sot në Kurbin, ku ndryshe nga Lezha ka pasur një numër të lartë qytetarësh, të cilët kundërshtuan fort mbylljen e gjykatës së Kurbinit.

15:12
Armët market për bandat, hetimet për dy depot e kapura në Tiranë

Pas arsenalit të armëve të gjetura në zonën e  Liqenit të Thatë këtë të martë fshihet i njëjti grup kriminal që posedonte edhe punishten e armëve që u gjet në kodër Mëzez një javë më parë. 

15:09
Shtëpitë e të droguarve! Ndërtesat e braktisura në Elbasan, të mbushura me shiringa, janë shtuar edhe vjedhjet

Nuk janë të rralla rastet kur banesa të braktisura kthehen në vende të përdoruesve të drogës, por në Elbasan fenomeni po vihet re në mes të qytetit.

15:02
Bullgaria drejt heqjes se vetos, reagon Varhelyi/ I hapet rruga edhe Shqipërisë, por fjalën e fundit e ka parlamenti bullgar

Vetos bllokuese bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut e si pasojë dhe ndaj Shqipërisë në rrugëtimin  Europian, duket se  po i vjen fundi.

14:54
Familjarët e kërkojnë prej dy ditësh, sendet e një gruaje gjenden pranë lumit Vjosë

Një grua 56 vjeçe në Vlorë është larguar nga banesa e saj prej dy ditësh dhe zhdukja e saj është denoncuar nga familjarët.

14:44
Grevë e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, mbi 1.000 punonjës kërkojnë rritje pagash

Rreth 100 mijë të punësuar në organet e administratës shtetërore në Maqedoninë e Veriut këtë të mërkurë kanë dalë në grevë të përgjithshme për paga më të larta.

14:39
Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë, katër të lënduar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

14:36
Turqia dhe Rusia arrijnë marrëveshje mbi eksportin e grurit ukrainas

Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e 22 qershorit për të biseduar mbi mundësinë e rifillimit të eksporteve të grurit nga Ukraina përgjatë Detit të Zi.

14:30
Dhoma e Avokatisë se Korçës vendos bojkotin edhe për masat e sigurisë për datat 24 dhe 25 qershor

Në takimin e radhës së avokateve të Korçës ku ishte i pranishëm edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, u mor vendimi qe veç bojkotit të seancave penale, civile dhe administrative, të përshkallëzohet reagimi duke bojkotuar edhe masat e sigurisë.

14:27
Zbuloni arsyen e veçantë pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh

Ju ndoshta keni menduar një milion herë se shitësit ju tradhtojnë sa herë që blini një pako me patatina. Në pamje të parë, duket se brenda ka më shumë ajër sesa patatina.

14:09
Në shtëpi pas tërmetit/ Në lagjen Kombinat po strehohen familjet e para

Ditë pas dite po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019. Pas zhbllokimit të procesit, si pasojë e disa çështjeve gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, teksa po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate, po ashtu edhe infrastruktura ndihmëse për 21 mijë banorët e rinj.

14:01
Bayerni zyrtarizon blerjen e “bomberit” senegalez, ja sa fiton Liverpooli

Sadio Mane është zyrtarisht futbollist i Bayernit të Mynihut. Sulmuesi senegalez ka hedhur firmën në kontratë, dukë u larguar pas gjashtë vjetësh nga Liverpooli. Klubi anglez do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë në formë bonusesh për kartonin e 30-vjeçarit, të cilit i kishte mbetur vetëm një vit në kontratën me “The Reds”.

13:54
CDU/CSU: Mocion në Bundestag për Ballkanin Perëndimor

Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.06. në Bruksel, deputetët e CDU/CSU kërkojnë nga qeveria gjermane hapa konkrete për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

13:39
​Osmani në Bruksel: Mbështetja nga PE, garanci për rrugën evropiane të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bruksel ku po qëndron me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

13:39
Pushime në vilën e ëndrrave, Messit e Fabregasit “s’u dhemb xhepi”

Lionel Messi ka zgjedhur t’i kalojë pushimet verore (para se të nisë përgatitjet për sezonin e ri) në shoqërinë e mikut të tij, Cesc Fabregas, kuptohet bashkë me familjet respektive. Deri këtu asgjë e çuditshme, por nëse mëson çmimin që ata kanë paguar për një javë për të pushuar në një vilë luksoze në Ibiza, bëhesh me dhimbje kokë: plot 300 mijë dollarë në javë.

13:36
E kishin kthyer lokalin në ambient për lojërat e fatit, arrestohen dy persona në Shkodër

Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Shkodër, pasi kishin krijuar një ambient ku luheshin lojërat e fatit.

13:24
Sulm me dron në rafinerinë e naftës në rajonin e Rostovit, Rusia fajëson Ukrainën

Një sulm me dron mund të ketë shkaktuar zjarrin që shpërtheu në rafinerinë e naftës në Novoshaktinsk, në rajonin rus të Rostovit që ndodhet në kufi me Ukrainën.

13:17
Parqet arkeologjike/ Apolonia më e vizituara, lë pas Butrintin

Teksa në vend vlon debati për parkun Arkeologjik të Butrintit, i cili do të menaxhohet nga një fondacion në një model që po zhvillohet për herë të parë në vend, statistikat e këtij viti tregojnë se interesi më i madh mbetet nga vizitorët është për një tjetër park.

13:10
“U trajtuam si kafshë”/ Tifozët me aftësi të kufizuara tregojnë detaje të reja nga finalja e Champions League

Tifozët me aftësi të kufizuara të Liverpool-it kanë rrëfyer gjatë hetimit për incidentet në finalen e champions ligës se janë “trajtuar si kafshë” .

13:09
Rritet me 30% rroga për të gjithë ushtarakët në vend

Nga 1 korriku, ushtarakët e të gjitha gradave në vendin tonë, do të paguhen 30% më shumë, njofton ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

13:01
Dita e jogës, festa e bashkimit të trupit dhe mendjes

E cilësuar si festë e bashkimit të trupit dhe mendjes, Dita Ndërkombëtare e Jogës është celebruar me ushtrime në sheshet kryesore në disa shtete.

12:59
Samiti i BE-së pritet të përsërisë ‘perspektivën evropiane’ për Ballkanin

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë.

12:53
“Long Covid”, ata që kanë kaluar infeksionin shfaqin simptoma edhe pas javësh e muajsh

Tani që vala e infeksionit është qetësuar shkencëtaret po studiojnë çdo ditë pasojat që ka lënë pas infeksioni Covid 19.

12:43
Skulpturat e Korçës, dëmtohen punimet në parkun “Rinia”

Skulptorë nga vende të ndryshme të botës kanë lënë gjurmë të krijimtarisë së tyre në qytetin e Korçës ku për vite me radhë është krijuar një muze në natyrë i artit bashkëkohor me skulptura të formave, dimensioneve dhe tematikave të ndryshme. 

12:40
Ëndrra e një nate vere/ Kryevepra e Shekspirit vihet në skenë në Amfiteatrin e Durrësit

Një nga komeditë më të bukura të Shekspirit, “Ëndrra e një nate vere”  mbërrin në Amfiteatrin Antik të Durrësit.

12:32
Gjyq i pazakontë në Kuçovë! Thirret i gjithë fshati, ja për çfarë do dëshmojnë

Banorët e fshatit Kozare të Kuçovës kanë përfunduar në gjykatën e posaçme.

12:28
Turizmi pas pandemisë/ Shtohen hyrjet e të huajve këtë vit

Turizmi rezultoi një nga sektorët më të goditur gjatë pandemisë, por me mbarimin e saj, duket se ky sektor po e merr veten shpejt.

12:23
Shtohen aksidentet/ Shkak bëhen edhe rrugët e reja që udhëtarët nuk i njohin

Sezoni turistik ka rritur numrin e aksidenteve në vendin tonë. Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare në këtë periudhë llogariten 9-10 aksidente në ditë.

12:17
Protestë për shalqirin në Divjakë, fermerët fajësojnë pikat e grumbullimit për uljen e çmimit

Me dhjetëra fermerë të Çermës janë grumbulluar paraditen e sotme në formë proteste për çmimin e ulët me të cilin po shitet shalqiri.

12:16
“Dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari”/ Rama e konfirmon: Do të marrim pjesë në Samitin e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pak më parë pjesëmarrjen në samitin e BE-së që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, pas lajmeve pozitive që erdhën nga Sofja ku opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

12:10
Sonjela kthehet në shtëpi/ U kurua në Turqi me ndihmën e Fundjavë Ndryshe dhe Top Channel

Sonjela tashmë është rikthyer në shtëpinë e saj në fshatin Alarup. Thirrjes për ndihmë të Fundjavë Ndryshe, Top Channel ju përgjigj në kohë rekord dhe për vajzën e vogël ndërhyrja u realizua me sukses. Tani atë e pret një rrugë plot sfida por edhe plot shpresë

12:03
Kosova merr vendimin për rregullimin e çmimit të naftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme si dhe masave tjera mbrojtëse.

11:41
Opozita bullgare i hap rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Varhelyi: Vendim historik!

Opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka njoftuar se do të votojë pro, duke vënë në dispozicion 59 votat e tij.

11:34
Ambasada e SHBA publikon mesazhin e James Baker: Isha dëshmitar si Shqipëria festoi lirinë

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, që vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli.

11:29
Nga finalist i Championsit në “mes të katër rrugëve”, rënia drastike e portierit gjerman

Ishte viti 2016 kur portieri i Mainzit (një skuadër që e nis Bundesligën çdo vit me ambicien për të mos rënë nga kategoria) u zgjodh nga shokët e tij si më i miri në Bundesligë, kuptohet pas Manuel Neuerit, i cili është në një kategori më vete.

11:21
Aplikimet për azil fillojnë të rriten sërish në mars, kryeson Franca

Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

11:13
Bie “shkëlqimi” i Anglisë! Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 4 dekada

Norma e inflacionit të Britanisë arriti në 9.1 për qind në maj, një nivel rekord në katër dekadat e fundit. Zyra për Statistikat Kombëtare tha të mërkurën se inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit sërish në muajin maj, niveli më i lartë që nga viti 1982.

11:07
Ishte nisur nga porti i Durrësit, shqiptari kapet me 43 pako heroinë në Itali! Ku e kishte fshehur

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 24 kg heroinë në Portin e Ankonës.

10:54
Jo vetëm në Itali/ Vrionin e kërkojnë edhe klubet në Holandë, Francë e Belgjikë

Giacomo Vrioni do të largohet edhe një herë nga Juventusi dhe këtë herë me siguri do të jetë përfundimtare.

10:49
Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Kinë, evakuohen mijëra njerëz nga shtëpitë

Kina jugore po përballet me përmbytje dhe rrëshqitje dheu, teksa zona po përjeton reshjet më të dendura të shiut në disa dekada.

10:39
Transparenca e partive dhe financimi, Celibashi: Raportimi i partive politike është sipërfaqësor, s’kemi autorizim ligjor për…

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi, është shprehur se duhet të përmirësohet kuadri ligjor për financimin e partive politike.

10:24
30 milionë paund për Brojën, por Tuchel ka një kërkesë të veçantë për klubet e interesuar për shqiptarin

Chelsea u ka thënë klubeve të interesuar për Armando Brojën se ata do të duhet të presin përpara çdo vendimi që “blutë” do të marrin për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

10:15
Dhoma e Avokatisë në Lezhë vijon bojkotin e çështjeve gjyqësore, pritet protestë në Kurbin

Vijon bojkotimi i çështjeve gjyqësore nga dhoma vendore e avokatisë Lezhë, ndërkohë pritet të nise dhe protesta në Kurbin kundër mbylljes së gjykatës së Kurbinit.

10:07
Vidhnin biçikleta të shtrenjta nëpër Tiranë, arrestohen katër të rinjtë (Emrat)

Katër të rinj janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit.

10:02
Parlamenti bullgar vendos sot mbi fatin e qeverisë së Petkovit

Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov përballet të mërkurën, më 22 qershor me një mocion mosbesimi, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të re politike në shtetin anëtar më të varfër të BE-së.

09:42
Bien në pranga 7 persona në Qafë Thanë! Mes tyre policë e doganierë, lejuan kalimin e mallrave kontrabandë

Dy punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas janë arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë.

09:33
Moldavi: Kaos në trafikun tranzit, mbi 100 kamionë të ngarkuar me grurë

Miliona tonë drithëra ndodhen të bllokuara në Ukrainë. BE kërkon që produktet agrare të kalojnë përmes rrugëve tokësore në BE përmes Republikës së Moldavisë. Por problemet logjistike janë shumë të mëdha

09:25
Marcelon “mbytet” nga ofertat, ja klubet që e kërkojnë

Ka vetëm një javë që kur Marcelo i dha fund 16 sezoneve te Real Madridi, në të cilat ai është bërë lojtari që ka fituar më shumë tituj përgjatë historisë 120-vjeçare të skuadrës së “Los Blancos”.

09:08
I mituri godet me thikë 18-vjeçarin në Këlcyrë, arrestohet nga policia

Një sherr mes adoleshentësh në Këlcyrë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 18-vjeçar.

08:58
Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Holandë

Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku dikur ushtarët romakë u blatonin dhurata hyjnive dhe hyjneshave të tyre.

08:44
Tërmet në Afganistan/ Mbi 1.000 të vdekur nga lëkundja me magnitudë 5.9 rihter

Afganistani lindor u godit në orët e para të mëngjesit nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter.

08:37
Kostot e jetesës rriten nga çmimet e larta, por qeveria shpenzoi më pak për ndihmën ekonomike në 5-mujor

Familjet e varfra, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike po ndeshën më vështirësi kohët e fundit, për shkak të shtrenjtimit të kostos së jetesës nga çmimet e larta, por gjithashtu ndaj tyre qeveria ndau më pak fonde në 5-mujorin e parë të vitit.

08:25
Lufta rriti kostot e jetesës! Gjermaninë e presin vite të vështira

Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gjermani. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner i përgatit qytetarët për një fazë të gjatë privimesh.

08:20
E qëllimshme? Digjet gjatë natës makina në Delvinë

Një makinë është djegur pak pas mesnatës në Delvinë.

08:13
Temperaturat rriten në mëngjes, pasditja sjell vranësira! Mësoni parashikimin e motit për sot

Këtë të mërkurë vendi ynë, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor.

E martë, 21 Qershor 2022
22:59
“Modë” për klubin italian, Januzaj drejt transferimit në Seria A

Adnan Januzaj është kthyer në “modë” për Napolin. Klubi italian prej kohësh ka pëlqim për 27-vjeçarin me origjinë kosovare.

22:51
Bastisen zyrat e Napolit, De Laurentiis në telashe, akuzohet për mashtrim

Aurelio de Laurentiis, bashkëshortja e tij Jacqueline Baudit, djali Edoardo dhe vajza Valentina po hetohen për deklarim të rremë të bilancit në kuadër të transferimit të Victor Osimhen te Napoli.

22:46
Barcelona i tregon “derën”, portieri refuzon të largohet

Norberto Murara Neto refuzon të largohet nga Barcelona dhe këmbëngul të respektojë edhe vitin e fundit që i ka mbetur në kontratën që e lidh me katalanasit.

22:42
Ish-kapiteni i Interit prezantohet nga klubi i Berlusconit

Monza e Berlusconit ka kryer dy blerje për të siguruar portën: risia e ditës është Alessio Cragno, i cili vjen nga Cagliari në formë huazimi me të drejtë shlyerje, e cila megjithatë, mund të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse arrihet mbijetesa në Serinë A.

22:30
SHBA-ja mbështet Lituaninë dhe angazhimin e saj në NATO pas kërcënimit nga Rusia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë të martën se qëndrojnë të palëkundur krah angazhimeve të Lituanisë dhe NATO-s për ta mbrojtur shtetin baltik pasi Rusia paralajmëroi fqinjin e saj mbi bllokimin e transitit hekurudhor.

22:08
Shkrirje e PD me LSI?/ Bardhi: Kurrsesi nuk bëhem pjesë e një lëvizjeje që drejtohet nga Ilir Meta, bashkëpunim po

Bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së me në krye Ilir Metën, është i pranueshëm sipas Gazment Bardhit pas një kërkesë faljeje nga ana e presidentit, por një shkrirje mes dy partive kurrsesi nuk mund të ndodhë sipas deputetit të PD-së.

22:01
Retorikat e ashpra me Berishën, Bardhi në Top Story: Të dhënat publike tregojnë se djali i tij ka qenë i përfshirë në afera korruptive

Pjesë e intervistës së deputetit demokrat, Gazmendt Bardhi këtë të martë në Top Story ishte edhe retorika e ashpër me Sali Berishën.

21:48
Refuzimi i Mirakajt në Komision, Bardhi: Nuk kërkoi mbështetjen time! Në listë ishte edhe emri i Endrit Brahimllarit që s’është më deputet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ftuar në Top Story këtë të martë komentoi edhe rrëzimin e kandidaturës së Simon Mirakajt në Kuvend si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit.

21:41
Komisioni për Investimet Strategjike/ Bardhi: Na u bashkuan edhe deputetë të tjerë por nuk i la Berisha, tërhoqën firmat

Në lidhje me kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Startegjike, Bardhi tha mbrëmjen e sotme në ‘Top Story” se i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë mbështetës të Berishës, pasi Bardhi iu kishte dërguar mesazh.

21:38
Deklarata e Shehajt për Xhaçkën/ Gazment Bardhi: Synon të përbaltë çdo aksion të kolegëve në vazhdën e standartit të Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka thënë se mbështet  çdo zë që i bashkohet aksionit politik kundër një çështje të caktuar, duke iu referuar këtu deputetit Shehaj, por shtoi se Shehaj ishte në vazhdën e standartit që ka vendosur Berisha të përbaltet çdo fjalë e kolegëve të tjerë.

21:35
Roja bregdetare turke shpëton 122 emigrantë në detin Egje (fotot)

Komanda e rojës bregdetare turke tha se morën një lajmërim se një grup emigrantësh të parregullt ndodheshin në gomone pranë brigjeve dhe menjëherë dërguan njësitë në atë zonë

21:24
Bardhi në Top Story: Bashkëshorti i Xhaçkës ngriti kompaninë pesë ditë pasi hyri në fuqi ligji për investimet strategjike

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në Top Story tha se bashkëshorti i ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e ngriti kompaninë pesë ditë pasi hyri në fuqi ligji për investimet strategjike, duke kryer shkelje të rëndë.

21:23
Gazment Bardhi: Kuvendi është i detyruar të përcjellë në Kushtetuese mocionin për mandatin e Xhaçkës

I sigurt që çështja e Minsitres Xhaçka do të shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese, deputeti Gazment Bardhi tha mbrëmjen e sotme në “Top Story” se duhen vetëm 14 firma që të miratohet nga Kuvendi.

21:16
“Ligji për investimet strategjike plaçkë në duart e Ramës”, Bardhi në Top Story: Nuk është vetëm rasti ‘Xhaçka’

Deputeti Gazment Bardhi gjatë një interviste për gazetarin Sokol Balla në Top Story e cilësoi një plaçkë ne duart e kryeministrit Edi Rama ligjin për investimet strategjike.

21:06
Gazment Bardhi në “Top Story”: Berisha vendosi fokusin e betejës brenda PD-së, ai nuk është e ardhmja e Partisë Demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ka përsëritur edhe njëherë që Berisha ka shkaktuar situatën në të cilën ndodhet PD-ja dhe se ai nuk e Meriton të jetë lider në atë parti.

21:00
Çfarë duhet të hani për të lehtësuar depresionin

Studime të njëpasnjëshme shkencore mbi depresionin, kanë konfirmuar se ushqyerja e shëndetshme e pasur me fruta, perime, drithëra dhe peshk mundet të parandalojë këtë sëmundje.

20:54
Çfarë do të ndodhë pas pakësimit të gazit nga Rusia në Evropë?

Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëheqësit dhe bizneset evropiane të djersiten. Është shqetësimi se manipulimi i Rusisë me furnizimet me gaz natyror do të çojë në një krizë ekonomike dhe politike dimrin e ardhshëm. Ose, në rastin më të keq, edhe më shpejt.

20:52
Tregu i peshkut në ishujt e ngushticës së Taivanit, i patrazuar nga kërcënimet e luftës Kinë-SHBA (fotot)

Në imazhe shihet tregu Magong, i peshkut të thatë dhe atij me shumicë në ishujt Pengu në ngushticën e Taivanit.

20:49
Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në mënyra të ndryshme.

20:40
Denoncimi i Fiks Fare/ “Fajin e ka sistemi”, si sorollaten të sëmurët me kancer për të bërë rezonancë në spitalet shtetërore

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës sorollatjen e të sëmurëve me kancer për të bërë një rezonancë në spitalet publike.

20:25
E braktisi i dashuri se nuk iu duk tërheqëse/ Modelja ‘hakmerret’, sot një prej yjeve

Një vajzë ka pranuar se i dashuri e kishte braktisur pasi sipas tij ajo  nuk ishte mjaftueshëm e bukur , ndërsa tashmë ajo është një modele e suksesshme.

20:15
Hetimet për 6 janarin, dëshmojnë zyrtarët që i rezistuan presionit të ish-Presidentit Trump

Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit dëgjon sot dëshmitë e punonjësve zgjedhorë dhe zyrtarëve lokalë që refuzuan presionin e ish-Presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022, megjithëse iu desh të përballeshin në raste të caktuara edhe me sulme frikësuese personale.

20:03
Burg për ligjvënësin rus pasi kundërshtoi pushtimin në Ukrainë

Një gjykatë në kryeqytetin rus zgjati të martën periudhën e paraburgimit të një ligjvënësi komunal të akuzuar për diskreditimin e ushtrisë ruse pas kritikave të tij ndaj aksionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

19:55
Në kërkim të partnerit ideal/ Postimi i fundit i bëri të gjithë të dyshojnë, mos ndoshta Beniada…

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Beniada Jakic  është një ndër personazhet më të dashura për publikun.