Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Klinë, Skënderaj, Istog, Mitrovicë e Podujevë konsiderohen të jenë në vlera milionëshe.

Për këtë arsye, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar një fond emergjent nga Qeveria e Kosovës e i cili të jetë i menaxhuar nga niveli lokal.

Edhe opozita po kërkon ndihmë më të shpejtë nga ekzekutivi për vlerësim e kompensim të dëmit që u shkaktua nga vërshimet e javës së shkuar.

Vërshimet, nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli vlerësohet të kenë ardhur edhe për shkak të mungesës së planifikimit të ndërtimeve nga ana e komunave.

E pikërisht për këtë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë që duhet të ketë hetim.

Mijëra hektarë tokë, shtëpi banimi e biznese janë përmbytur gjatë reshjeve të pandërprera të së enjtes sidomos në Komunën e Skënderajt, ku dëmi vlerësohet të jetë deri në 15 milionë euro.

Top Channel