Gazetari Elvis Hila është sulmuar fizikisht për shkak të detyrës këtë të mërkurë në mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në qytet Lezhë. Dy autorët i kanë dalë para 32-vjeçarin dhe e kanë goditur fizikisht. Për ta ndihmuar, ka ndërhyrë gruaja e gazetarit, e cila po ashtu është sulmuar nga autorët që janë identifikuar si 35-vjeçari me iniciale Indrit Ameri, banues në Pllanë dhe 32-vjeçari me iniciale Paulin Përgjini 32 vjeç, banues në Manati.

Autorët janë shpallur në kërkim. Shkak i sulmit dyshohet të jetë bërë një lajm i Hilës për Fran Amerin, që u dënua me një vit burg pasi kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Ai u gjet fajtor për veprën penale “Falsikim Dokumentesh”.

 

Top Channel