Shurupet për frenimin e kollës kanë një përdorim të gjerë në këtë periudhë kur po qarkullojnë disa viruse në vendin tonë e që sipas mjekëve pediatër të vegjlit po manifestojnë simptoma më të renda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një alarm për  194 vendet anëtare të ndalojnë disa lloje shurupesh të kontaminuara që janë raportuar në vende si Indonezia , Gambi dhe Uzbekistani e që kanë shkaktuar dëmtime të veshkave te fëmijëve deri dhe vdekje.

Bëhet fjalë për këto prodhime indiane për të cilat Agjensia e Baranve në  Shqiperi siguron të gjithë prindërit se këto produkte nuk gjenden në tregun faramceutik shqiptare pasi nuk kanë autorizim për tregtim në vendin tonë.

Alarmi nga OBSH-ja në Europë ka të bëjë me shurupet Ambronol dhe Dok-1 Max të zbuluar në Uzbekistan .Analizat e kryera në mostrat e produkteve nga laboratorët kombëtarë të kontrollit të cilësisë të Ministrisë Uzbeke të Shëndetësisë zbuluan se të dyja shurupet kanë në përmbajtjen e tyre sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe/ose etilen glikolit, substanca toksike për njerëzit të cilat, nëse konsumohen, mund të rezultojnë fatale.

Të dyja shurupet mund të kenë autorizime marketingu edhe në vende të tjera të   dhe nëpërmjet tregjeve informale, mund të jenë shpërndarë ne tregje faramceutike ndaj duhet bere kujdes për te blere medikamneteqe kane pullën e Agjenise se barnave .

Top Channel