Karota dhe patatja po shiten me një çmim më të mirë këtë sezon nga fermerët në Divjakë.

Ndryshe nga viti i kaluar, patatja po shitet me 45 lekë për  kilogram, por problematike këtë vit është lakra e bardhë që fermerëve nuk u justifikon kostot e prodhimit.

Me lakrën nuk kemi filluar fare. Vjet kemi shitur një hektarë, mbase nga eksportet”- shprehet një fermere.

“Po nuk mori tregu jashtëm, këtu nuk shitet, ne gjithmonë na e kanë marrë kosovarët, tani kemi ngelur”- thotë një fermer tjetër.

Fenomeni i luhjatjes se çmimeve ndodh çdo vit ne myzeqe. Ndaj fermerët thonë se duhet të orientohen çfarë  të mbjellin që produkti mos u mbetet stok.

Top Channel