“Kthesa e madhe”e Papës: Homoseksualiteti nuk është krim, disa ligje të padrejta!

25/01/2023 09:30

Homoseksualiteti është mëkat, por nuk duhet kriminalizuar.

Papa Francesku i kritikoi ligjet që e bëjnë një gjë të tillë, duke kujtuar edhe një herë sesi “Zoti i do të gjithë bijtë e tij ashtu sic janë” e duke i ftuar madje shkopët katolikë të pranojnë në gjirin e Kishës personat e komunitetit Lgbtq.

Të jesh homoseksual nuk është krim.Është mëkat po, por duhet ta bëjmë dallimin mes mëkatit dhe krimit. Mëkat është mungesa e dashurisë ndaj njëri-tjetrit“- shprehet Papa.

Ati i Shenjtë citoi më tej Katekizmin e Kishës Katolike duke nënvizuar se homoseksualët duhet të mirëpriten dhe respektohen, e jo të margjinalizohen apo diskriminohen. Ai e pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë atë komunitet.

Por qëndrime të tilla, ai ia atribuoi prejardhjes kulturore dhe tha se peshkopët, në veçanti, duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dhe mbështetur dinjitetin e gjithsecilit. “Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha Papa, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, siç ka Zoti për secilin prej nesh”.

Organizata The Human Dignity Trust thotë serreth 67 vende apo juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, e 11 prej tyre mund të vendosin dënimin me vdekje.

Top Channel