Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Israeli House of Albania organizuan konferencën shkencore Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë ditë u fol për atë se si shqiptarët historikisht dhe kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpritën, strehuan dhe nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët.

Sipas Gjinushit Akademia jonë e Shkencave është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e vendit për pasaportat e shenjave të kujtesës kushtuar 3750 hebrenjve që hynë dhe mbijetuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore; për nderimin e disa qindra familjeve.

Ndërsa Pëllumb Xhufi mbajti ligjëratën për hebrenjtë në Arbërinë e shekujve të Mesjetës.

Ligjërues të tjerë ishin Arben Cici, Artan Puto dhe Monika Stafa. Dita e Kujtesës përfaqëson ditën e homazhit për mbi 6 milionë jetë njerëzore të humbura për shkak të urrejtjes racore.

Top Channel