E shtunë, 14 Maj 2022
16:54
Covid-19, asnjë humbje jete dhe 40 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend, janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 3 në Lezhë,  2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

16:52
Britanikja në pritje të dënimit me vdekje në Bali, shpreh dëshirën e fundit drithëruese (fotot)

Lindsay Sandiford është dënuar me vdekje për trafik drogash një dekadë më parë dhe tani ka shprehur dëshirën e fundit drithëruese teksa pret ekzekutimin me skuadër pushkatimi në Bali.

16:51
E rëndë në Greqi! Djali vret nënën me thikë në zemër dhe i vë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi këtë të shtunë, ku një 48-vjeçar ka vrarë me thikë në zemër të ëmën dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

16:35
Birra apo Vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë: birrën dhe verën.

16:14
Blinken në Gjermani dhe Francë, ndërsa Finlanda kërkon anëtarësimin në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Gjermaninë dhe Francën për të zhvilluar takime në NATO dhe për çështjet e tregtisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Finlanda ka deklaruar ndërkohë se dëshiron të anëtarësohet në NATO për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Rusia ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet kësaj lëvizjeje që e quan armiqësore.

16:08
Studentja vritet me gurë, digjet nga turma në Nigeri pas postimit të blasfemisë për profetin musliman (fotot)

Një nxënëse raportohet se është vrarë barbarisht nga turma në veri të Nigerisë, pas dërgimit të një mesazhi që u konsiderua si blasfemi ndaj profetit musliman Muhamed.

16:05
Gjyqtarja e parë arabe, njihuni me inspektoren e policisë që do arbitrojë finalen

Bouchra Karboubi do të jetë femra e parë nga bota arabe që do të drejtojë një finale të futbollit për meshkuj. FAR Rabat dhe Moghreb Tetouan do të luftojnë sot (17:00) për trofeun e Kupës së Marokut (Coupe du Trone).

15:55
“Dorëzohet” ish-kapiteni i Interit: Milani më solid, 75% është kampion

Titulli kampion nuk do të lëvizë nga Milano as këtë vit, por trofeu mund të ngjyroset kuqezi, ndryshe nga sezoni i kaluar kur triumfuan zikaltrit e Antonio Contes.

15:26
Çifti i turistëve denoncojnë stafin e hotelit spanjoll që i filmonin në momentet intime (fotot)

Një çift britanik ankoheshin së fundmi në rrjetet sociale se punonjësi ‘spiun’ i hotelit të pushimeve në Spanjë i filmonte teksa bënin seks, para se ta pikasnin papritur teksa ‘ndërronin pozicion’.

15:19
Mali i Zi konfiskon duhan në vlerë prej miliona euro

Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa më 14 maj u krye një aksion në këtë port, duke u konfiskuar rreth 145,000 pako cigaresh.

14:57
“Presim 6 milionë turistë”, operatorët turistikë: Ka një rritje me 20 përqind të prenotimeve

Vendi ynë vizitohet pothuajse gjatë gjithë vitit nga tursitët, por sezoni turistik i organizuar nis zyrtarisht në fund të majit.

14:55
Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë totale, përpjekjet për të izoluar Rusinë janë të kota

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka pohuar se Perëndimi i ka shpallur një “luftë totale hibride” kundër Rusisë.

14:46
Ukraina synon Eurosong. Kënga përfaqësuese mes pesë pretendenteve për çmimin

Eurovizioni i këtij viti në Itali po sjell pak gëzim pikërisht atëherë kur është më e nevojshme, mes një lufte shkatërruese në Ukrainë dhe një krize të kostos së jetesës në mbarë globin.

14:25
“Trofetë afër”, CR7 më entuziast se kurrë: Ten Hag fantastik, për çfarë ka nevojë

Manchester United zgjodhi Erik Ten Hag si timonierien e ri të skuadrës. Holandezi do të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” më 1 korrik, dhe të gjithë presin futboll të bukur dhe trofe në “Old Trafford”.

14:21
“Mund t’ju besoni të gjitha grave përveç Amber Heard…”/ Chris Rock bën deklaratën e fortë!

Gjatë një shfaqjeje të dhënë së fundmi në Londër, kmediani Chris Rock nuk u përmbajt aspak kur u bë fjalë për aktoren Amber Heard.

14:19
Rusia i përgjigjet Finlandës: Braktisja e neutralitetit do të ishte një gabim

Pas telefonatës mes presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe liderit rus Vladimir Putin, qeveria ruse ka reaguar duke bërë një përmbledhje të bisedës.

14:13
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari në Muriqan me qëllim ekstradimin drejt Suedisë

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Suedisë.

14:04
Mungesa e eksporteve nga Ukraina, deri në 50 milionë njerëz do të përballen me urinë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar se dhjetëra milionë njerëz përballen me urinë për shkak të luftës në Ukrainë.

13:45
G7 kërkon nga Kina që të mos e ndihmojë Rusinë

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) i bëri thirrje Kinës që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të mos e ndihmojë Rusinë, duke paralajmëruar se lufta e paprovokuar e Moskës kundër Ukrainës ka kërcënuar botën duke shkaktuar krizë të rëndë të ushqimit dhe energjisë.

13:43
Rruga e bregdetit, Balluku: Orikum-Dukat, do jetë e hapur në fillim të korrikut

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat vijojnë në të gjithë gjatësinë e tij. Në zonën e Orikumit, ku edhe nis ky aks, janë duke u hedhur shtresat asfaltike për të mos penguar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që edhe në zonën e Dukatit, punimet nuk do të krijojnë shqetësime për drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt bregdetit të jugut.

13:41
“Do aplikojmë në NATO”, Presidenti i Finlandës i telefonon presidentit rus Putin

Presidenti finlandez telefonoi sot homologun e tij rus Vladimir Putin për t’i thënë se Finlanda do të aplikojw për anëtarësim në NATO në ditët e ardhshme.

13:39
Automjeti përplas për vdekje 45-vjeçarin në Kavajë, në pranga drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë ku si pasojë ka ndërruar jetë një 45-vjeçar.

13:14
Shkolla e re për 600 nxënës, po ndërtohet në fshatin Qesarakë të Tiranës

Një shkollë e re fantastike po ndërtohet në Qesarakë. Në vitin e ri shkollor ajo do të presë 600 nxënës dhe pas tërmetit të 2019, sot po ngrihet më e fortë dhe më e bukur për komunitetin.

13:11
Trajnerët kampionë në Shqipëri/ Rekordin e mban një dinamovit, e ndjekin Myslym Alla dhe Mirel Josa

Orges Shehi është trajneri i fundit që fitoi titull kampion në elitën e futbollit shqiptar.

13:09
“Ideja më qesharake, lojtarët po sfiliten”, Klopp kundër turneut të ri të UEFA-s

Jurgen Klopp flet gjithmonë troç kur e pyesin për tema të ndryshme. Origjinal dhe dhe gjithmonë interesant për t’u dëgjuar.

13:08
Alqi Bllako mbetet në burg. I kërkoi gjykatës lirinë. Apeli e rikthen në qeli

Megjithë argumentin se nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe se nuk ka asnjë mundësi të impaktojë provat e Spak, Alqi Bllako u dërgua sërish në burg dhe jo në shtëpi.

13:03
G7 të vendosur për vazhdimësinë e presionit ekonomik ndaj Rusisë

Pas një takimi të vendeve të G7 në Gjermani, ministrat e jashtëm të grupit kanë bashkë-nënshkruar një deklaratë duke thënë se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ekonomik ndaj Rusisë.

12:38
Operatori finlandez e konfirmon: Ndërpriten eksportet e energjisë nga Rusia në Finlandë

Operatori finlandez Fingrid  ka konfirmuar ditën e sotme se Rusia ka pezulluar eksportet e energjisë në Finlandë

12:31
Çifti i trëndafilave. Nga Italia në Shqipëri, mbjellin 450 lloje në Krutje

Sonila dhe Xhusepe janë një cift shqiptaro-italian që prej dy vitesh kanë ardhur të jetojnë në Krutje të Lushnjës.

12:26
Pogradeci, më pak rezervime. Përgatitjet për sezonin veror. Kriza po ndikon

Pogradeci po bëhet gati për sezonin turistik veror por rezervimet janë ende në nivelet minimale.

12:26
Të ndarë për turizmin/ Balla në Divjakë flet për hotele me 5 yje, Erion Braçe kundërshton

Pritshmëritë e sezonit turistik për Divjakën janë të larta për 2022.

12:17
Milan mund të fitojë titullin e Seria A nesër, rezultatet që i duhen skuadrës së Piolit

Milan mund të festojë nesër titullin e Seria A, pas ndeshjes ndaj Atalantës që do të luhet në “San Siro” në orën 18:00 ose pas takimit të Inter në transfertë me Cagliarin që luhet po të dielën, por në orën 20:45.

12:16
E ardhmja e Sarrit, në duart e Tares/ Shqiptari takohet me agjentin e trajnerit

Mauricio Sarri duket se do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës së Lazios edhe sezonin e ardhshëm. Palët janë takuar të enjten në Formello ku diskutuan për detaje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e përbashkët.

12:08
Rusia: Infrastruktura e NATO-s, kyçe në përgjigjen ndaj Finlandës dhe Suedisë

Me Finlandën dhe Suedinë që duket se janë të gatshme të aplikojnë për anëtarësim në NATO, Rusia tha se përgjigja e saj ndaj anëtarësimit të shteteve nordike në këtë aleancë ushtarake perëndimore do të varet nga lloji i infrastrukturës ushtarake që NATO do të vendosë në territorin e këtyre shteteve.

12:06
“S’do ketë bashkëpunim me Ilir Metën”, Ibsen Elezi: PD të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Berisha

“PD tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha, dhe duhet të ketë një hapje të partisë për të gjithë qytetarët.” -kështu u shpreh nga Kukësi kandidati për të kreun e PD në zgjedhjet e 22 majit, Ibsen Elezi, ndërsa theksoi se ka kërkuar debat publik me ish-kryeministrin në këtë garë.

11:49
Banorët në Durrës të pakënaqur me procesin e rindërtimit pas tërmetit: Ka një muaj që janë ndërprerë punimet dhe s’dimë çfarë po ndodh

Rindërtimi pas tërmetit vijon jo pa shqetësime për banorët e Durrësit, pallatet e të cilëve janë në proces. Të shtunën banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti kanë protestuar sërish para bashkisë së Durrësit duke kërkuar  ndërhyrjen e saj.

11:43
Barca, me sytë nga Lewandowski/ Çfarë do ndodhë me Griezman nëse nuk blihet nga Atletico Madrid?

E ardhmja e Antoine Griezman vazhdon të jetë në një udhëkryq të madh. Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid ende nuk ka marrë një vendim për vazhdimësinë ose jo të sulmuesit te “colchoneros”.

11:34
NATO mblidhet sot takimi në Berlin diskuton edhe për Finlandën dhe Suedinë

Ministrat e jashtëm të NATO-s, përfshirë edhe ministren Olta Xhacka,  do të mblidhen  në Berlin në një takim jo formal, sot dhe nesër

11:28
Abazoviç, pro Open Balkan. Kryeministri i Malit të Zi: Mjet për integrim të shpejtë në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për DW, tha se ai e mbështet nismën e Open Balkan, pasi e sheh si një mjet për tu integruar më shpejt në BE.

11:22
Instituti amerikan: Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), i cili prodhon raporte të përditshme për pushtimin rus të Ukrainës, ka njoftuar se forcat e Moskës janë larguar nga qyteti në Ukrainën verilindore.

11:08
Çmimet në rritje për shkak të luftës, India ndalon eksportet e grurit

India po ndalon eksportet e grurit pasi çmimet rriten në mbarë botën për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

11:05
“Java e Amerikës”/ Ambasadorja amerikane njofton aktivitetet për 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në: Kemi festë

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve mes shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se kjo ngjarje do të shoqërohet me festë.

10:57
Navas apo Donnarumma, PSG zgjedh portierin titullar

Gigio Donnarumma dhe Keilor Navas nuk mund të bashkëjetojnë më në të njëjtin ekip dhe të bëjnë rotacion në formacion, teksa pas kostarikanit, edhe gardiani italian i vuri kusht PSG-së që të zgjedhë njërin mes të dyve.

10:51
Ukraina fiton në Kharkiv. Shefi i inteligjencës ukrainase: Lufta përfundon në fund të vitit

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës thotë se lufta me Rusinë do të arrijë një pikë kthese në mes të gushtit dhe ka të ngjarë të përfundojë deri në fund të vitit.

10:49
Moska e gatshme të përgjigjet nëse NATO vendos armë pranë kufijve të saj

Rusia ka paralajmëruar se oferta e shumëpritur e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të çonte në “militarizimin” e rajonit dhe se Moska do të përgjigjet nëse NATO do të vendoste armë bërthamore pranë kufijve të saj.

10:42
I dogjën makinën para shtëpisë, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër: Nuk kam konflikte me njeri

Automjeti i një oficeri të policisë në Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të se shtunës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjte”,  pak meter larg shtëpisë se policit Sokol Kroni.

10:41
90 vite Shqipëria në FIFA, Infantino: Shembull i solidaritetit në kohët më sfiduese. Ju uroj fat për finalen e Conference League

Shqipëria feston sot 90-vjetorin e anëtarësimit në FIFA dhe në këtë ditë të veçantë kreu i qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino ka uruar në një formë shumë të veçantë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe çdo qytetar shqiptar.

10:22
Dalin pamjet/ Momenti kur një person me kapuç i vendos flakën makinës së policit në Shkodër

‘Top Channel’ ka siguruar pamjet e momentit të djegies së makinës së policit Sokol Kroni, mëngjesin e sotëm në Shkodër.

10:07
Nis në Fier përzgjedhja e kandidaturave për drejtuesit e rinj të PS/ Balla: Në të gjashtë bashkitë e Fierit do të ketë bashkëkryetar

Ka nisur ne Fier procesi i përzgjedhjes se kandidaturave për drejtuesit e rinj të PS.

09:59
Analiza/ Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin

Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë me një shumicë të madhe (prej 58.5 përqind).

09:55
Bideni mbështet “derën e hapur” të NATO-s për Suedinë dhe Finlandën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar “bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe mbrojtjes” midis Shteteve të Bashkuara, Finlandës dhe Suedisë në një telefonatë të përbashkët me liderët e këtyre vendeve më 13 maj, në të cilën ai inkurajoi gjithashtu anëtarësimin e tyre në NATO.

09:52
Zelensky i drejtohet popullit: Askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përderisa ushtria e tij po bën gjithçka për të larguar forcat ruse nga territori ukrainas, “sot askush nuk mund ta parashikojë se sa do të zgjasë kjo luftë”.

09:45
Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri, lajmi është bërë me dije nga familjarët.

09:37
“Përkeqësimi i Artriteve në Stinën e Verës!”.

Ndër breza jemi mësuar të dëgjojmë një shprehje: “Dielli është gjithmonë i mirë për kockat!”.

09:30
I vdiq bashkëshorti në një kantier ndërtimi/ Mbarime Metushi thirrje drejtësisë: Zbardhni sa më parë të vërtetën

Mbarime Metushi, bashkeshortja e Ferdi Metushit, 59 vjecarit qe mbeti i vdekur mëngjesin e 19 prillit në një kantier ndërtimi në fshatin Mollaj në Ballsh i bën thirrje drejtësisë dhe minstrit Manja të zbardh sa më parë të vërtetën.

09:10
Video/ Donald Veshaj imiton Bora Zemanin në “Më lër të flas”

Aktori i humorit Donald Veshaj duket se nuk lë rast pa shfrytëzuar, par t’i fituar vëmendjen moderatores Bora Zemani, pas ngjarjeve të bujshme që ndodhën së fundmi mes tyre.

08:54
Rast unikal në botë, Senesi mund të marrë ftesë nga dy kombëtare për të njëjtën ndeshje

Marcos Senesi, një argjentinas me të ardhme tek “Azzurri”-t.

08:50
Abazoviç: Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik dy prioritetet e qeverisë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në intervistë ekskluzive për DW, thekson, se mënyra më e mirë për të luftuar ndikimin negativ, jo vetëm nga Rusia, është anëtarësimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian.

08:44
Përfshihet në flakë makina e një polici në Shkodër, ishte e parkuar para shtëpisë së tij

Një mjet tip “Mitsubishi” është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, në Shkodër.

08:35
Takim jo zyrtar i ministrave të jashtëm të NATO-s, merr pjesë Finlanda dhe Suedia

Një takim jo zyrtar i ministrave të jashtëm të NATO-s do të zhvillohet ditën e sotme në Berlin ku do të marrë pjesë edhe Suedia e Finlanda.

08:25
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Tiranën në datën 23 maj

Sipas burimeve diplomatike ,ministri Dendias do të nisë një tour takimesh ne vendet e Ballkanit perëndimor, ku në fokus të kryediplomatit grek do të jetë integrimi evropian i këtij rajoni.

08:17
Zhvendoset autobusi në Lanë/ Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion

Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion.

08:12
Digjen dy makina gjatë natës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Dy automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë. Rreth ores 02:00 është marrë njoftim se një makinë po digjet në lagjen ‘10 korriku’ të qytetit të Vlorës.

07:52
Temperaturat e ajrit deri në 29°C, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta i gjithë territori i vendit ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke ri-sjellë motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit […]

E premte, 13 Maj 2022
23:01
I lidhur apo single? Donald Veshaj e thotë troç: E di e gjithë Shqipëria…

Donald Veshaj ka hedhur poshtë zërat mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” për rinisjen e mundshme të një romance dashurie.

22:54
Joshja e çuditshme e popujve nga udhëheqësit autoritarë

Nëse analizoni me kujdes udhëheqësit autoritarë që e diktuan politikën globale kohët e fundit, do t’u shfaqet një model. Në botën e pasur ai mishërohet në figurën e Silvio Berlusconit, me fytyrën e tij plastike dhe jetën private skandaloze; tek Donald Trump, një lider simbol i injorancës, që gjatë pandemisë i inkurajoi amerikanët të pinin zbardhues rrobash për t’u shëruar; dhe Boris Johnson, që është gati të bëhet kryeministri i parë britanik që e humbet pushtetin, pasi është zënë me faj për një festë të organizuar në godinën e kryeministrisë kur i gjithë vendi ndodhej në karantinë.

22:50
Adrola Dushi urim special për ish-partnerin për lidhjen me Fifin: S’kam gjë kundra…

Modelja Adrola Dushi ka uruar ish-partnerin e saj Adis Patushin për lidhjen e tij me këngëtaren Fifi.

22:42
Në një lidhje me Capital T? Adrola Dushi rrëfehet për herë të parë

Modelja Adrola Dushi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”, ku është pyetur dhe ‘provokuar’ për të thënë detaje nga jeta e saj sentimentale, por duket se bukuroshja i menaxhoi shumë mirë pyetjet për të dalë nga situata.

22:41
“U nisa për ta shklyer”/ Adrola zbulon ngacmimin më të shëmtuar nga një djalë: Ndoshta do më rrihte…

Modelja Adrola Dushi, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” nën moderimin e binjakëve Veshaj, ka zbuluar ngacmimin më të shëmtuar nga një djalë.

22:40
Rast unikal në botë, mund të marrë ftesë nga dy kombëtare për të njëjtën ndeshje

Marcos Senesi, një argjentinas me të ardhme tek “Azzurri”-t. Roberto Mancini, ka vendosur të grumbullojë qendërmbrojtësin e lindur 25 vite më parë në Concordia (Entre Ríos), por me pasaportë italiane, për “Finalen” që Italia do të luajë përballë Argjentinës në Wembley, më 1 qershor. Një finale e madhe që përplas fituesen e Evropianit me atë të Copa Libertadores.

22:35
Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe homologu i tij rus bisedojnë për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë të premtën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Shoigu, e para që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, tha Pentagoni.

22:19
Bideni mbështet “derën e hapur” të NATO-s për Suedinë dhe Finlandën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar “bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe mbrojtjes” midis Shteteve të Bashkuara, Finlandës dhe Suedisë në një telefonatë të përbashkët me liderët e këtyre vendeve më 13 maj, në të cilën ai inkurajoi gjithashtu anëtarësimin e tyre në NATO.

22:03
Darkë me bashkëshorten apo ndeshjen e Liverpool? Ja çfarë zgjedh Mc Kresha

Dy reperat e famshëm MC Kresha dhe Lyrical Son, të ftuar mbremjen e sotme në “Më lër të flas”, zbuluan detaje nga jeta e tyre, siç rradhë herë ndodh.

21:53
Pas kërkesës për në NATO, Finlanda mburret me bunkerët bërthamorë të Helsinkit nga frika e Rusisë (fotot)

Pas kërkesës së Finlandës për të aderuar në aleancën ushtarake të NATO, Kremlini ka ashpërsuar retorikën duke njoftuar për “hapa kundërpërgjigjeje” ndaj Helsinkit, prandaj zyrtarët atje duket se po përgatiten për çdo eventualitet.

21:44
Kush paguhet më shumë në koncerte? Rrëfehen MC Kresha & Lyrical Son në “Më lër të flas”

MC Kresha dhe Lyrical Son, përveçse miq shumë të mirë, prej vitesh bashkëpunojmë duke sjellë këngë, e cila menjëherë kthehet në “hit”.

21:30
Zëvendëskryeministrja ukrainase: Negociatat për lirimin e luftëtarëve në uzinën Azovstal janë shumë të vështira

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk u shpreh mbrëmjen e sotme se negociatat me Rusinë për evakuimin e mbrojtësve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol janë “shumë të vështira”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

21:23
Shefat e mbrojtjes amerikane dhe ruse flasin lidhur me Ukrainën

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoygu foli me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin të premten pas muajsh refuzimi të kontaktit të drejtpërdrejtë me homologun e tij amerikan.

21:05
Forcat ajrore ruse sulmojnë depon e armëve në Kharkiv

Forcat ajrore ruse kanë sulmuar një depo armësh në rajonin e Kharkiv në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

20:48
Zjarr në një qendër tregtare në Indi, vdesin 27 persona

Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërtesë tregtare katërkatëshe në kryeqytetin indian, duke vrarë të paktën 27 persona dhe duke lënë disa të plagosur.

20:48
Dieta e “bishës” Haaland: 4000 kalori në ditë për të imituar Cristianon

Erling Haaland tashmë është një “yll” futbolli. E ka bërë Evropën të dashurohet me të, edhe pse është vetëm 21 vjeç. Sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester City-t, klub që mposhti rivalët më të mëdhenj të futbollit për firmën me gjigantin norvegjez.

20:40
Fiks Fare/ Dy HEC-e lënë pa ujë vaditës fermerët e Dvoranit, institucionet fajësojnë njëra tjetrën

Fshati Dvoran është rreth 6,5 km nga qyteti i Korçës ku jetojnë rreth 500 familje. Të gjithë merren kryesisht me pemtari me mollë dhe drufrutorë të tjerë. Problem i banorëve të këtij fshati është se uji që vjen nga rezervuari i Gjancit po shpërdorohet nga dy HEC të vegjël të cilët e kanë ulur nivelin e këtij rezervuari dhe banorët kanë frikë se do të ndodh e njëjta histori si vjet, kur mollët ngelën të pa zhvilluar për arsye të ujit.

20:32
Analiza/ A është Kosova e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës?

Për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, Kosova duhet t’i pranojë parimet e sundimit të ligjit, ndarjen e pushteteve, zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të sigurohet që e mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet.

20:19
Finlanda dhe marrëdhëniet e acaruara, skenarët si mund të përgjigjet Kremlini

Qeveria e Finlandës tha të enjten se vendi duhet të aplikojë menjëherë për t’u bashkuar me NATO-n në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Me këtë veprim, Finlanda po braktis politikën prej disa dekadash të neutralitetit.

20:10
Largimi nga Chelsea?/ “Nuk do lejoj asnjë të flasë në emrin tim”, Lukaku sulmon agjentin e tij

Pas qarkullimit të lajmeve se ai do të largohej nga Chelsea këtë verë, Romelo Lukaku ka theksuar se ai është i vetmi që do të vendosë për të ardhmen e tij.

19:55
Fotot e rralla të Shqipërisë/ Arkiva e fotografëve Safet dhe Gjylzade Dokle ju dhurua muzeut Marubi

Ramadan Dokle vuri në vend amanetin e prindërve të tij, fotografëve Safet dhe Gjylzade Dokle, duke i dhuruar gjithë koleksionin e familjes muzeut të fototgrafisë “Marubi” në Shkodër.

19:52
Kreu i OPEC dhe Maduro thonë se nafta nuk duhet të jetë “armë” sanksionesh (fotot)

Sekretari i përgjithshëm i vendeve eksportuese të naftës dhe presidenti i Venezuelës nxitën sot liderët botërorë të mos përdorin naftën si një armë.

19:45
Krime nga të sëmurët mendorë! Që nga fillimi i vitit kanë ndodhur 11 ngjarje kriminale, plagosje dhe zjarrëvënie

Mesditën e kësaj të enjte në Kavajë një 43 vjeçar me problem të shëndetit mendor plagosi me gërshërët që kishte marrë në berberhanë  një 55 vjeçar për motive të dobëta.  Pas ngjarjes autori u shtrua në spitalin psikiatrik ndërsa I plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

19:40
Lidhje energjetike Shqipëri-Greqi/ Më 23 nëntor hapet edhe bursa shqiptare e energjisë elektrike

Brenda vitit 2030 linja e interkonjeksionit Shqipëri-Greqi do të jetë funksionale.

19:39
Ukraina synon të armatosë një milion njerëz

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se shpreson të armatosë një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitet për një “fazë të re, të gjatë të luftës”.

19:30
Deputetët gjermanë: E mbështesim Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës

Frank Schwabe dhe Adis Ahmetoviç, dy deputetë të grupit parlamentar gjerman në Bundestag janë shprehur për anëtarësimin e Kosovës në KE

19:18
Çmenduri me biletat/ Milan pranë titullit kampion, tifozët “pushtojnë” tempullin “San Siro”

Milan është shumë pranë titullit kampion në Serie A këtë edicion, me skuadrën e Pioli-t që është vetëm katër pikë larg objektivit.

19:18
Opozita mbron SPAK/ Debate në Kuvend mes Ministrit të Drejtësisë dhe deputetëve të opozitës

SPAK-ut i ka dalë në krahë si mbrojtës opozita  e cila shfrytëzoi çastet e raportimit të ministrit të drejtësisë për ti kërkuar atij llogari mbi deklaratat më të fundit. 

19:15
Talat Xhaferi fyen dhe shan punonjësit e Parlamentit, kërkohet dorëheqja e tij

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka fyer punonjësit e shërbimit të Kuvendit me fjalë të rënda brenda sallës së Kuvendit, bazuar në një inçizim.

19:00
Presidenti i Bayernit “burgos” Lewandoskin, Barcelona nuk tërhiqet

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, mund të detyrohet të qëndrojë te Bayerni edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar nga klubi pas tetë sezonesh.

18:56
Laureta mes dy zjarreve, vendos përfundimisht si do të largohet nga Për’puthen

Laureta është konkurrentja e fundit e cila do të vendosë se si do të largohet nga programi i Për’puthen, çift me njërin nga djemtë apo vetëm.

18:53
Dështon për të dytën herë takimi për çështjen e targave

Kosova dhe Serbia nuk arritën as të premten të nënshkruajnë një marrëveshje që zgjidhë çështjen e lëvizjes me vetura në dy vendet përkatëse.

18:52
Zgjedhjet në FSHF, Veliaj: Fituam betejën për Tiranën, nuk do të hezitoj ta vazhdoj betejën për transparencë pas finales së Conference League

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në Top Albania Radio përplasjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, për transparencën e zgjedhjeve për Shoqatën e Tiranës.

18:36
Veliaj: Nuk ka pasur asnjëherë rrezik që finalja e Conference League të shkonte në Athinë

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj, hodhi poshtë zërat se finalja e Conference League mund të ishte zhvendosur në Athinë, për shkak të debateve me Federatën Shqiptare të Futbollit.

18:33
Shkëlqeu në finalen e Kupës së Italisë, kroati arrin marrëveshjen me Chelsea-n

Ivan Perisic përgatitet për një përvojë të re larg futbollit italian. Anësori kroat mësohet se ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për t’iu bashkuar në përfundim të sezonit. Kjo do të thotë që nuk ka asnjë mundësi që të qëndrojë me fanellën zikaltër, edhe nëse i rritin pagën (aktualisht përfiton 4.5 milionë euro më sezon).

18:25
Elton Ilirjani kalon me sukses provën e vështire me veshjen “Chic & Twist” të stilistit me ngjyrë nga New York!

Veshja unike gjendet vetëm në një kopje dhe mbahet nga stilisti për të veshur VIP-at nga industria e muzikës!