Laureta është konkurrentja e fundit e cila do të vendosë se si do të largohet nga programi i Për’puthen, çift me njërin nga djemtë apo vetëm.

Si fillim ajo nisi takimin në studio me Danjelin dhe më pas me Samuelin. Pavarësisht se ka zhvilluar takime me të dy djemtë Laureta shprehet se koha ka qenë shumë e shkurtër dhe ka vendosur të dalë e vetme nga programi.

Gjatë takimit me Danjelin, Laureta tha se nuk e ka njohur mirë atë dhe se koha në program ka qenë shumë e shkurtër. Tre takimet e tyre nuk kanë mjaftuar për ta njohur njëri-tjetrin. Ata vendosën që të mbeten shokë, ndërsa koha do të vërtetojë gjithçka.

Në takimin me Samuelin ishte me më shumë emocione, teksa shihej se sa të vështirë e kishte të jepte vendimin e saj. Laureta tha se kanë qenë momente shumë të bukura ato që ka kaluar me Samuelin dhe se e ka bërë të ndihet shumë mirë. Por ka nevojë të qetësohet, ndërsa vendosën të mbeten shokë duke vijuar kontaktet jashtë programit.

Laureta dhe Rrushja ishin dy konkurrentet e fundit të cilat vendosën të dilnin beqare nga Për’puthen. Të dyja e konsiderojnë si një eksperiencë të bukur, ku kanë përjetuar situata të cilat i kanë bërë më të forta.

Top Channel