“S’do ketë bashkëpunim me Ilir Metën”, Ibsen Elezi: PD të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Berisha

14/05/2022 12:06

“PD tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha, dhe duhet të ketë një hapje të partisë për të gjithë qytetarët.” -kështu u shpreh nga Kukësi kandidati për të kreun e PD në zgjedhjet e 22 majit, Ibsen Elezi, ndërsa theksoi se ka kërkuar debat publik me ish-kryeministrin në këtë garë.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet.

Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet. Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”.

Në takimin e zhvilluar sot nga Elezi, bie në sy mos pjesëmarrja e strukturës drejtuese të degës së PD-së në Kukës. Ndërkohë takimet e tij do të vijojnë në Has për të vijuar më pas në të gjithë Shqipërinë deri me 22 Maj, ditë në të cilën demokratet do të votojnë për kreun e ri të PD-së.

Top Channel