Ukraina synon Eurosong. Kënga përfaqësuese mes pesë pretendenteve për çmimin

14/05/2022 14:46

Eurovizioni i këtij viti në Itali po sjell pak gëzim pikërisht atëherë kur është më e nevojshme, mes një lufte shkatërruese në Ukrainë dhe një krize të kostos së jetesës në mbarë globin.

Finalja e madhe zhvillohet këtë të shtunën, dhe mes 5 favoritëve, Ukraina, shihet si një fituese e mundshme.

Analistët thonë se në një kompeticion kaq shumë të politizuar si Eurovizioni, nuk është befasi që hyrja e Ukrainës të dilte si e preferuara .

Hyrja e këtij viti në Eurovizion nga ukrainasit është një këngë që  këngëtari Oleh Psiuk ja kushton si një odë të ëmës sw tij , por që  tani shumë njerëz kanë filluar ta shohin atë si një dedikim për Ukrainën, për nënën  në kuptimin e vendit.

“Gjithmonë do të vij tek ti, edhe me rrugë të shkatërruara”, thotë kënga e grupit që ndërthur folkun tradicional dhe hip-hopin, e që është edhe më e klikuara në Yotube.

4 vendet e tjera favorite janë Italia, mbretëria e bashkuar, Suedia, Spanja.

Top Channel