U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit Arben Voja, e njëjta masë edhe për dy të tjerë 14/11 21:08
Mauricio Sarri duket se do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës së Lazios edhe sezonin e ardhshëm. Palët janë takuar të enjten në Formello ku diskutuan për detaje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e përbashkët.
Takimi është zhvilluar midis agjentit Fali Ramadani, që ka qenë përfaqësuesi ligjor i teknikut italian dhe drejtorit sportive të Lazios, shqiptarit Igli Tare.
Ndonëse marrëdhëniet mes Sarrit dhe Tares gjatë këtij sezoni që po mbyllet nuk kanë qenë aspak pozitive dhe përplasjet me deklarata në media kanë qenë të shpeshta, tashmë e ardhmja e trajnerit kalon nga duart e shqiptarit./supersport
Top Channel