Erling Haaland tashmë është një “yll” futbolli. E ka bërë Evropën të dashurohet me të, edhe pse është vetëm 21 vjeç. Sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester City-t, klub që mposhti rivalët më të mëdhenj të futbollit për firmën me gjigantin norvegjez.

Fiziku imponues dhe shpejtësia maksimale janë karakteristika të vështira për t’u parë në futbollin e sotëm. Në moshën 16-vjeçare dhe është larguar nga shtëpia për t’u bërë lojtar profesionist. Për ta bërë këtë, Haaland ka ndjekur një plan të rreptë ushqimor me të cilin dëshiron të imitojë idhullin e tij, Cristiano Ronaldon.

Erling Haaland konsumon makarona dhe gjellë me mish pule të gatuara pa kripë apo vaj. Një dietë që e kombinon me peshk falë një anekdote të treguar nga ish-shoku i skuadrës së CR7 te Man. United, Patrice Evra: “Ai hante peshk, asgjë tjetër”.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar “The Sun”, Erling Haaland, ashtu si Cristiano dhe “yje” të tjerë të mëdhenj, ka kuzhinier personal, i cili i përgatit gjashtë vakte që përbëjnë gjithsej 4000 kalori në ditë në mënyrë që ai të mund të rrisë trupin e tij duke e tonifikuar me seanca të gjata stërvitore dhe në palestër.

Një konsumim i kalorive që nuk i befason shokët e skuadrës. Bashkëkombësi i tij, Josh King, e ka krahasuar më parë Haalandin me një ari për shkak të oreksit të tij. “Kurrë nuk kam parë një njeri të hajë aq shumë sa ai. Ha si ari”.

Dashuria e tij për picën me qebap dhe pulën e ëmbël dhe të thartë

Me një dietë kaq të rreptë gjatë gjithë vitit, norvegjezi e “shkel” ndonjëherë kur kthehet në Norvegjinë e tij. Atje ai kap hapin me miqtë dhe familjen e tij duke vizituar disa nga restorantet ku ai shkonte kur ishte fëmijë, si “Yummy Time”, i cili shërben ushqimin e tij të preferuar, një pica me qebap. “Më pëlqen shumë qebapi. E dua, edhe pse kjo nuk do të thotë që e ha gjatë gjithë kohës”, ka thënë futbollisti në një intervistë të fundit.

Nuk është e vetmja pjatë me të cilën ai thyen dietën, pasi kur udhëton për në Bryne, viziton gjithashtu restorantin kinez “Wen Hua House” për të preferuarat e tij të tjera: pulën e ëmbël dhe të thartë dhe rosë. “Erlingu u rrit në këtë restorant, ai ka ardhur këtu me familjen që kur ishte fëmijë”, tha pronari për tabloidin britanik.

Siç rrëfeu në një intervistë të mëparshme ish-lojtari i Manchester City-t, Gael Clichy, Pep Guardiola i ndaloi lojtarët e tij të hanin pica në vitin 2016, që të mos humbnin formën e tyre. A do t’i nënshtrohet këtij rregulli edhe Erling, duke hequr dorë nga uqshimi i tij i preferuar?

Top Channel