Trajnerët kampionë në Shqipëri/ Rekordin e mban një dinamovit, e ndjekin Myslym Alla dhe Mirel Josa

14/05/2022 13:11

Orges Shehi është trajneri i fundit që fitoi titull kampion në elitën e futbollit shqiptar.

44-vjeçari durrsak menaxhoi në perfeksion Tiranën këtë sezon, duke ia dalë të shpallet kampion Shqipërie për herë të parë si trajner, teksa bardheblutë, klubi më i titulluar në vend, siguruan titullin e 26-të në histori.

Po kush janë trajnerët me më shumë tituj kampionë në Shqipëri? Rekordin e mban Zihni Gjinali, i cili shpalli gjashtë herë kampione Dinamon në vitet 1950-1956. Podi kompletohet nga Mirel Josa dhe Myslym Alla, me nga 5 tituj kampionë.

Josa shijoi kampionatin e parë si trajner kur drejtonte Tiranën në vitin 2004, teksa më pas erdhi “pokeri” radhazi i titujve me Skënderbeun (2013-2016). Ndërkohë, legjenda e Tiranës, Myslym Alla u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë si trajner në vitin 1954, kur ishte në pankinën e Partizanit.

Tre prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, Loro Boriçi, Zihni Gjinali dhe Muhamet Dibra gjatë një grumbullimi me ekipin kombëtar, në vitin 1946

Rreth një dekadë më vone erdhën katër titujt si timonieri i Tiranës, në vitet 1965, 1966, 1968 dhe 1970. Emra si Shkëlqim Muça dhe Rexhep Spahiu e kanë fituar nga katër herë titullin, teksa “tris” suksesesh si trajnerë kanë arritur edhe i paharrueshmi Loro BoriçiBejkush BirçeIlir Daja, Enver ShehuSllave Llambi dhe Xhevdet Shaqiri.

Lista e trajnerëve kampionë vijon edhe me emra si Fatmir FrashëriSkënder Jareci dhe Shyqyri Rreli me nga 2 tituj, shifër që kanë arritur edhe Sulejman MemaSulejman Starova, Durim Shehu apo Ibrahim Dizdari. 

Nga një titull kanë fituar edhe emra si Shpëtim DuroAstrit HafiziEdi MartiniErnest GjokaDervish Haxhiomanovic, Edmond LiçajRamazan Rragami apo Zyber Konçi./supersport

TRAJNERËT FITUES TITUJSH

ZIHNI GJINALI – 6 (1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956)
MIREL JOSA – 5 (2004, 2013, 2014, 2015, 2016)
MYSLYM ALLA – 5 (1954, 1965, 1966, 1968, 1970 )
REXHEP SPAHIU – 4 (1957, 1958, 1959, 1961)
SHKËLQIM MUÇA – 4 (1995, 2000, 2007, 2010)
ILIR DAJA – 3 (2006, 2008, 2018)
BEJKUSH BIRÇE – 3 (1979, 1981, 1990)
LORO BORIÇI – 3 (1963, 1964, 1971)
ENVER SHEHU – 3 (1982, 1985, 1997)
SLLAVE LLAMBI – 3 (1947, 1948, 1949)
XHEVDET SHAQIRI – 3 (1972, 1974, 1978)

Top Channel