Nis në Fier përzgjedhja e kandidaturave për drejtuesit e rinj të PS/ Balla: Në të gjashtë bashkitë e Fierit do të ketë bashkëkryetar

14/05/2022 10:07

Ka nisur ne Fier procesi i përzgjedhjes se kandidaturave për drejtuesit e rinj të PS.

Drejtuesi Politik i PS ne Qarkun Fier Taulant Balla ne një deklarate per shtyp është shprehur se nisja e këtij procesi është një moment i rëndësishëm për këtë forcë politike për reformimin e saj.

Partia Socialiste ka thënë Balla përsëri në këtë reformim të saj vjen me drejtimin e kësaj force me dy bashkëkryetar për organizimin sa më mirë të funksionimit të partisë në nivel bashkie duke fuqizuar më tej punën e partisë.

Balla është shprehur se ky reformim do ti shërbejë kësaj force është për zgjedhjet e 2023 ku synojmë fitoren në të 6 bashkitë e qarkut Fier.

“Kemi startuar në të gjashtë bashkitë e qarkut të Fierit në përzgjedhjen e drejtuesve të ri të Partisë Socialiste. Do të ketë bashkëkryetar, një zonjë dhe një zotëri. Du atë ftoj çdo anëtar të partisë Socialistë të depozitojë informacionin pranë bashkive. Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë që ky është një proces i hapur, për të nxitur kandidaturat më të mira.

Të mos harrojmë që në përfundim të këtij procesi, mbyllet në shtator. Fieri ka 49 njeri administrative dhe do kem sërish një komunikim për të startuar procesin e përzgjedhjes dhe vlerësimit për zgjedhjet vendore 2023.”

Top Channel