I vdiq bashkëshorti në një kantier ndërtimi/ Mbarime Metushi thirrje drejtësisë: Zbardhni sa më parë të vërtetën

14/05/2022 09:30

Mbarime Metushi, bashkeshortja e Ferdi Metushit, 59 vjecarit qe mbeti i vdekur mëngjesin e 19 prillit në një kantier ndërtimi në fshatin Mollaj në Ballsh i bën thirrje drejtësisë dhe minstrit Manja të zbardh sa më parë të vërtetën.

Bashkëshortja e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të firmës dhe grupit hetimor se provat janë manipuluar.

Sipas saj i ndjeri nuk ka qenë i siguruar dhe është futur në skemë pas vdekjes, ndërsa sipas saj grupi hetimor ka manipuluar mjetin e ngjarjes.

Ndërkohë ajo denoncon edhe një tjetër fakt, atë të shfrytëzimit të lumit Vjosë, që sipas saj vazhdon edhe sot e kësaj dite Mbarime Metushi thekson se ka bërë denoncim lidhur me dyshimet e saj dhe familjes por ende nuk ka asnjë reagim.

“Unë zihesha gjithmonë me burrin kur e nisja në punë natën, se thuhet se nuk punohet natën. Burri im ka punuar natën dhe në kohën kur ka punuar, ka vajtur policia i ka kapur, burrin tim jo se ishte në shkarkim dhe nuk e kishin kapur por ka kapur shokët e tjerë që i morën brenda dhe i mbajtën 24 orë, e i nxorën. Se nuk lejohej të për të marrë inerte në lumin e Vjosës. Edhe pas vdekjes së burrit vazhdon puna me fakte edhe këto dy ditët e fundit. Për këtë më vjen keq të hidhet baltë mbi dinjitetin e punën e burrit tim, mbi djersën që ai punonte. Kërkoj drejtësi.”

Ferdi Metushi, 59 vjec, ndarroi jetë rreh një muaj më parë në afërsi të fshatit Mollaj në aksin rrugor Levan Tepelenë në Mallakastër. Metushi ka qenë duke punuar me automjetin kamion “‘Man” në një pikë grumbullimi inertesh, kur kamioni është përmbysur duke e zënë poshtë. Si pasojë 59 vjeçari Metushi ndërroi jetë menjëherëshme.

Top Channel