Kontrolle në Lezhë, bllokohet ‘bisha’ “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin Marcos Senesi, një argjentinas me të ardhme tek “Azzurri”-t.
Roberto Mancini, ka vendosur të grumbullojë qendërmbrojtësin e lindur 25 vite më parë në Concordia (Entre Ríos), por me pasaportë italiane, për “Finalen” që Italia do të luajë përballë Argjentinës në Wembley, më 1 qershor. Një finale e madhe që përplas fituesen e Evropianit me atë të Copa Libertadores.
Qendërmbrojtësi i Feyenoordit, i cili do të përballet me Romën në Tiranë në aktin e fundit të Conference League-s pas 11 ditësh, ishte kolona e ekipeve të Argjentinës me U23 dhe U20.
Mancini dhe stafi i tij e kanë ndjekur prej rreth një viti dhe pas përjashtimit të tij nga lista e Argjentinës për Kupën e Amerikës të luajtur në Brazil verën e kaluar, ka nisur të studiohet plani për ta bërë “Azzurro”.
Duhet theksuar se Senesi u përfshi nga Lionel Scaloni, trajneri i bardhekaltërve, në listën paraprake për ndeshjet ndaj Kilit dhe Kolumbisë. Për ndeshjen e Londrës, Scaloni nuk e ka nxjerrë ende listën, por, teorikisht, Senesi mund të jetë rasti i parë lojtar i thirrur për të njëjtën ndeshje nga dy kombëtare.
Senesi mund të jetë një zgjidhje të shkëlqyer për vendin e Giorgio Chiellinit. Fizikisht është shumë i ngjashëm me lojtarin e Juventusit dhe gjithashtu ka aftësi të shkëlqyera realizuese në lojën nga goditjet standarde.
Top Channel
Juventus, Spalletti studion për lëvizjet vendimtare, gati të luajë me dy qendërsulmues për të rritur numrin e golave