Fotot e rralla të Shqipërisë/ Arkiva e fotografëve Safet dhe Gjylzade Dokle ju dhurua muzeut Marubi

13/05/2022 19:55

Ramadan Dokle vuri në vend amanetin e prindërve të tij, fotografëve Safet dhe Gjylzade Dokle, duke i dhuruar gjithë koleksionin e familjes muzeut të fototgrafisë “Marubi” në Shkodër.

Ramadan Dokle: Janë 841 rulë filmash, që kanë 19458 negativë. Dhe janë rreth 9000 fotografi të stampuara. Të gjitha të rregjistruara.

Si ishin vitet ’30 e përtej në krahinat e veriut të Shqipërisë? Gjylzade Dokle e gjurmoi dhe fotografoi përditë. Ndërsa Safeti e filloi këtë pasion që në moshën 14 vjecare.

Ramadan Dokle: Puna e tij ka qenë shumë e madhe sepse në fshatin tonë nuk kishte energji elektrikedhe ai ndërtoi dhomën e errët me rrezet e diellit.

Çfarë fotografonin prindërit ttuaj?

Në këtë fototekë janë fotografuar gjithë jeta kulturore e krahinave të Kukësit. Peizazhe, dasma, morte, aktivitete sportive, etj.

Të pranimësh ishin edhe familjarë të fotografëve, mes tyre dhe Namik Dokle.

Namik Dokle: Fotografia më e bukur, është fotografia e gjyshes sime me dy vica në fshat. Vica të cilat I puthin duart. Dikush mund të thotë pse e dhuroni gjithë këtë pasuri. Kjonuk është pasuri familjare. Kjo është pasuri kombëtare.

Deri më tani ende nuk kemi një botim studimor për këtë koleksion, pasi ka qenë i mbajtur larg vëmendjes. Ky është ndër hapat fillestarë për ti ekspozuar për publikun e gjerë.

Top Channel