Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi këtë të shtunë, ku një 48-vjeçar ka vrarë me thikë në zemër të ëmën dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në Athinë. E moshuara 78 vjeç u gjet mes flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika.

Ishin punonjësit e zjarrfikëses ata që nxorën 78-vjeçaren e vdekur nga shtëpia pasi shuan flakët. Nga konstatimet e para rezultoi se plagët e gjetura në trupin e 78-vjeçares ishin shkaktuar nga një thikë në të cilën u gjetën gjurmët e djalit të saj.

Pas ngjarjes së rëndë, autori u arrestua dhe pritet dëshmia e tij.

Top Channel