‘Top Channel’ ka siguruar pamjet e momentit të djegies së makinës së policit Sokol Kroni, mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Mjeti tip “Mitsubishi” është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, në Shkodër.

Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për kapjen e autorit të ngjarjes dhe zbardhjes së rrethanave.

 

Top Channel