Të ndarë për turizmin/ Balla në Divjakë flet për hotele me 5 yje, Erion Braçe kundërshton

14/05/2022 12:26

Pritshmëritë e sezonit turistik për Divjakën janë të larta për 2022.

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla lajmëroi ndërtimin e një resorti me pesë yje, si domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ndërsa për deputetin e Divjaës Erjon Bracen, ruajtja e plazhit dhe e parkut në gjendjen natyrale, është një pikë e fortë që e bën zonën tërheqëse për turistët.

Edhe vizitorët vlersojnë plazhin e Divjakes ndër ata më të pastërtit në vend.

Divjaka krahas sezonit veror të plazhit, ofron një sezon turistik gjatë gjithë vitit, duke u rradhitur ndër zonat më të preferuara për operatoret turistike në guidat e tyre .

Top Channel