E enjte, 24 Nëntor 2022
16:45
Gjenden tre anije të mbytura në fund të detit Baltik, të paprekura prej rreth 300 vitesh

Studiuesit danezë gjetën tre anije të mbytura të ruajtura mirë në Detin Baltik dhe ekspertët nga Muzeu i Luftës Detare në Thyborøn vlerësuan se anijet janë më shumë se 300 vjet të vjetra.

16:37
Formacionet e Portugali-Ganë/ CR7 synon golin e parë, ylli i Milanit e nis nga stoli

Uruguai-Koreja e Jugut përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që tani është radha e duelit tjetër të grupit H në Kupën e Botës Katar 2022.

16:27
Gjykatësja kolumbiane që pozon në rrjet me të brendshme, shkarkohet kur del gjysmë e zhveshur në seancën në distancë (fotot)

Një gjykatëse skandaloze që pozonte me të brendshme në rrjetet sociale në Kolumbi, është shkarkuar më në fund pasi u shfaq gjysmë e zhveshur, gjatë një seance gjyqësore në distancë me lidhje direkte.

16:19
5 shenja që tregojnë se po kaloni shumë kohë para ekraneve të paisjeve elektronike

Meqenëse pajisjet elektronike janë bërë shtyllat kryesore në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në punë, lodhja e syve është diçka me të cilën po përballen gjithnjë e më shumë njerëz.

16:16
Operacioni “EuroJust” në lidhje me Call Centerat, Apeli vendos 40 ditë burg për dy persona! Do ekstradohen drejt Spanjës (emrat)

40 ditë burg ka vendosur Gjykata e Apelit në Tiranë, për Berlando Saraçaj dhe Erlind Pysqylin, të ndaluar disa ditë më parë në operacionin “EuroJust” në lidhje me Call Centerat. 

16:05
BE-ja përgatit paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian po punon për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë të enjten.

15:54
Përmbytje të rënda në Arabinë Saudite pas thirrjes së mbretit për ‘lutje që të bjerë shi’ (video)

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud kishte kërkuar së fundmi që qytetarët e tij të luteshin për reshje pas disa periudhave të thata, por duket se ata mund të jenë lutur më shumë se ç’duhet pasi shirat dhe erërat e forta sollën disa përmbytje të rënda në disa zona të mbretërisë.

15:46
BE-ja nuk arrin marrëveshje për çmimin e gazit

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për vendosjen e një çmimi tavan të gazit për ta zbutur krizën e energjisë në Evropë, mes përçarjeve të thella mbi propozimin fillestar të cilin disa e vlerësuan si “qesharak”.

15:44
Beteja me rrjetet sociale/ Kush do fitojë? Media tradicionale apo rrjetet sociale

Zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi në masë i rrjeteve sociale nga të rinjtë është ndër shqetësimet kryesore të prindërve sot në epokën dixhitale.

15:34
Botërori me Digitalb OTT! Digitalb ka ofertën “Red & Black week” me çmime deri 30% më të lira

Digitalb përmbush muajin Kuq e Zi me emocione, spektakël dhe argëtim për të gjithë familjen. Shijoni Botërorin fantastik Katar 2022, me të gjitha ndeshjet që transmetohen në kanalet RTSH1 dhe RTSH Sport.

15:30
Briken Çalja, gati për Botërorin/ Dy javë nga garat peshëngritësi rikthehet në formën më të mirë

Kampioni i botës në peshëngritjes Briken Çalja rikthehet në formën e tij maksimale vetëm 2 javë përpara Kampionatit Botëror që zhvillohet në fillim të dhjetorit në Kolumbi.

15:23
Kosovë-Serbi, marrëveshje për targat! Të dy palët i lënë hapësirë planit franko-gjerman

Kosova dhe Serbia kanë arritur deri te dakordimi për targat pas diskutimi disa orësh në Bruksel të mërkurën mbrëma.

15:22
Zyrtarët në Katar kapin tifozët e Meksikës me ‘dylbi’ të mbushura me tekila, mes ndalimit të alkoolit në stadiumet e botërorit (fotot)

Tifozë meksikanë u kapën sot duke tentuar të fusnin ilegalisht pije alkoolike në stadiumet e Kupës së Botës në Katar, por dylbitë që ishin mbushur me tekila fatkeqësisht u zbuluan dhe u konfiskuan.

15:13
Përmbytja dëmtoi fermerët në Shkodër! Dëmet në bujqësi më të mëdha se sa balta në shtëpi

Shtëpitë e fshatit Kuç në Shkodër, prej dy ditësh kanë qenë të zaptuara nga uji.

15:09
2.350 hektarë në Lezhë janë liqen/ Përmbytja izolon banesat, por edhe shkollat në qytet

Situata është vështirësuar më tepër mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza”, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, uji ka bllokuar totalisht hyrjen kryesore të shkollës.

15:09
Përplasje në kuvend për portin/ Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca. Fjalimet “online”

Diskutimi i kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Emaar për transformimin e portit të Durrësit e futi parlamentin në kaos.

15:07
KLSH gjen 633 mln euro abuzime/ Raporti për vitin 2022, në buxhet mungojnë 402 milionë euro të ardhura

1 nga 5 lekë që duhet të hynin në buxhetin e shtetit janë shpërdoruar sipas KLSH. Në raportin për zbatimin e buxhetit janar-shator 2022, auditimet kanë vërejtur se 74 miliardë lekë apo 633 milionë euro është shuma e shkeljes së disiplinës financiare për fondet publike.

15:05
Ishte shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave, vihet në pranga 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për plagosje të kryer në bashkëpunim me babain e tij.

15:02
Porti i Durrësit, BE heq 28 milion euro/ Kërkon shpjegime nga qeveria shqiptare për “Portin e Jahteve”

Në një kohë kur qeveria po kalon sot në parlament me shpejtësi miratimin për projektin e transformimit të Portit të Durrësit, Bashkimi Europian ka tërhequr grantin e planifikuar për zhvillimin e projektit.

14:50
Shehaj ngre pikëpyetje për projektin e portit të Durrësit/ Ibrahimaj dhe Balluku tregojnë si u bë gara: Ja pse duhej një port i ri

Një projekt me qëllim për të vjedhur, e quan deputeti Agron Shehaj projektin për Portin e Durrësit.

14:45
BE anulon grantin 28 milionë euro për portin e Durrësit/ Habit me deklaratën Balluku: E kam kërkuar unë në 2019!

BE tërhiqet nga investimi i projektit për portin e Durrësit. Granti 28 mln euro, ishte parashikuar që të mbështeste realizimin e projektit për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 të terminalit.

14:39
Bie çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare: Një fuçi shitet nën 86 dollarë!

Çmimi i naftës bruto ra me më shumë se 3% në mesin e njoftimeve se grupi i G7-tës planifikon të vendosë një tavan mbi kuotimin e naftës ruse, ndërsa rezervat amerikane u mbushën më shpejt nga ç’e prisnin specialistët.

14:33
Ukraina e konsideron shkaktar për sulmet me raketa, Moska mohon akuzat

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se nuk ka goditur asnjë objektiv brenda Kievit ditën e djeshme.

14:31
Uruguai-Koreja e Jugut: stopim perfekt, Valverde i afrohet golit

Uruguai dhe Koreja e Jugut janë gati për Botërorin Katar 2022. Në orën 14:00 do të nisë përballja e parë e grupit H që do të zhvillohet në “Education City Stadium” – me një kapacitet prej 44.667 tifozësh – teksa dueli tjetër i këtij grupit është ai mes Portugalisë dhe Ganës (17:00).

14:22
Armë poshtë kofanos së mjetit/ Arrestohen 4 persona në Tiranë, 3 prej tyre të dënuar më parë (Emrat)

Katër persona të cilët lëviznin me armë zjarri në mjetin e tyre janë arrestuar nga policia në Tiranë.

14:19
Ndërprerje të vazhdueshme pas sulmeve në shtetin fqinj, Moldavia do të furnizohet me energji elektrike nga Rumania

Sulmet me raketa në territoret ukrainase nuk shkaktuan vetëm ndërprerje të energjisë në të gjithë Ukrainën, por edhe në Moldavinë fqinje.

14:14
Italia: Koha për dialog dhe normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani kërkoi të enjten nga Kosova dhe Serbia normalizim të plotë të marrëdhënieve, pasi një ditë më parë u arrit një marrëveshje mes dy vendeve për targat.

14:11
Njihuni me restorantin më të ngushtë në botë

Restoranti më i ngushtë në botë ndodhet midis një farmacie dhe një klinike.

14:04
“U morën me shiritin, humbën ndeshjen”, kapiteni i Belgjikës tallet me gjermanët

Para nisjes së sfidës, lojtarët e  Gjermanisë protestuan kundër FIFA-s për mos lejimin e mbajtjes së shiritit “one Love” në mbështetje të komunitetit LGBT.

13:48
Jo më furnizim me gaz dhe naftë/ Rusia së shpejti me vendime të reja pas vendosjes së kufirit të çmimeve

Rusia ka deklaruar se do të ndërpresë furnizimin me gaz dhe naftë të vendeve që mbështesin kufirin e çmimeve.

13:48
Gjyqi për çështje pronësie përfundon me grushte në Fier, dhunohet avokati

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në Gjykatën e Fierit.

13:40
Kryeministri përdori Nolin e Konicën për të etiketuar opozitën/ Spaho i përgjigjet me Bob Dylan

“A do qumësht a do dhallë gomaricat vijnë vërdallë. Tërë mëmëdhetarët pa atdhe që vijnë vërdallë si gomaricat e Faikut janë përndezur e hedhur në sulm frontal …” janë këto disa nga etiketimet që kreu i qeverisë bëri në drejtim të opozitës, ndërsa mbronte në parlament marrëveshjen për Portin e ri të Durrësit.

13:39
“Po fal për sadaka pasurinë e shqiptarëve”, Alibeaj: Pse nuk u bë garë për portin e Durrësit?

Enkelejd Alibeaj, në debatin për projektin me vlerë 2.1 miliard euro të Portit të Durrësit, e cilëson abuziv mënyrën se si investimi iu dha kompanisë së Mohamed Alabbar pa garë.

13:30
Berisha e akuzon për përfshirje në Portin e Durrësit, Basha publikon dokumentin: Non-grata shpif publikisht

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sot akuzave të Sali Berishës për përfshirje në projektin e portit të ri të Durrësit. 

13:29
Kremlini: Ukraina mund t’i japë fund vuajtjeve duke përmbushur kërkesat e palës ruse

Kremlini deklaroi se Kievi mun t’i japë fund vuajtjeve të luftës vetëm nëse plotëson kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin.

13:17
“Për të zezat, ju kam lënë Zotin”/ Rama i përgjigjet akuzave për Portin e Durrësit: Alabbarin duhet ta prisni me lule ju!

Me tone të ashpra, me vargjet e Fan Nolit dhe Faik Konicës iu është përgjigjur Rama sot në Kuvend akuzave të opozitës për projektin e Portit të ri të Durrësit.

13:12
Polonia refuzon ofertën e sistemit të mbrojtjes ajrore nga Gjermania

Zyrtarët polakë kanë refuzuar ofertën e një sistemi të mbrojtjes ajrore nga Gjermania, duke thënë se do t’i jepej më së miri Ukrainës.

13:11
Nga plani franko-gjerman te propozimi i Brukselit, çfarë dihet për dialogun Kosovë-Serbi?

Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes Kosovës dhe Serbisë më 23 nëntor, kryediplomati evropian, Josep Borell, paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i ftojë liderët e të dyja shteteve në Bruksel për të diskutuar për “Propozimin e Brukselit”, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

13:06
Asisit i Shaqirit, Zvicra e nis me këmbë të mbarë Botërorin/ Kameruni dhuron spektakël, por nuk di të shënojë

Zvicra e nis me “këmbë” të mbarë rrugëtimin në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa ia ka dalë të fitojë një ndeshje shumë të vështirë përballë Kamerunit.

13:04
“Negociatat janë në vazhdim”/ Marrëveshja për targat, reagon Vuçiç: Kjo është një fitore…

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se marrëveshja e arritur në Bruksel ishte një fitore e vogël taktike, gjatë kohës që i përgjigjej pyetjeve lidhur me Kosovën dhe Metohinë.

12:54
“Investimi më i madh i huaj në historinë e vendit”/ Porti i Durrësit, Rama akuza të forta ndaj opozitës: Doni apo s’doni, projekti do të finalizohet

Kryeminstri Edi Rama, në prezantimin e projektit të Portit të Durrësit në Kuvend është shprehur se do të jetë “investimi më i madh i huaj në historinë e vendit tonë”.

12:48
Apeli i Posaçëm vendos arrest me burg për të dytën herë për Alqi Bllakon

Apeli i Posaçëm ka vendosur arrest me burg (të dytë) për ish-deputetin Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit.

12:44
Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun

Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat ilegale serbe.

12:41
Lista Serbe “sfidon” Prishtinën: Targat KM do të mbeten në përdorim!

Lista Serbe e përshëndeti marrëveshjen e arritur në Bruksel, por si për t`i hedhur sërish benzinë zjarrit, këmbënguli të tregonte se targat KM mbeten në përdorim.

12:41
Përjashtimet e tifozëve Katar 2022? FIFA nis hetimet, dy përfaqësueset rrezikojnë

FIFA ka nisur procedurat për të hetuar në mënyrë të detajuar atë se çfarë ndodhi gjatë dy ndeshjeve të këtij Botërori.

12:31
Kinë, punonjësit e fabrikës së iPhone përleshen me policinë: Pamjet bëhen virale

Përleshje të ashpra shpërthyen në Kinë mes punonjësve të fabrikës më të madhe të iPhone në botë dhe policisë.

12:24
PSG po mendon të largohet nga Parc Des Princes

Klubi i Paris Saint-Germain prej disa kohësh është në bisedime me bashkinë e Parisit për blerjen e Parc des Princes.

12:22
Mbytja e gomones në La Mansh, BBC: Francezët “u tallën”, i lanë emigrantët të vdisnin!

Gjithmonë e më shumë prova po dalin në dritë se rojet bregdetare franceze nuk i janë përgjigjur siç duhet thirrjeve për ndihmë të një varke me 33 emigrantë që po mbytej në La Mansh nëntorin e kaluar.

12:19
Dhuna ndaj grave, në një vit 2400 urdhra mbrojtjeje

Ekspertët: Nuk është shtuar dhuna, por gratë janë ndërgjegjësuar t’i thonë NDAL asaj. Urdhri i Mbrojtjes lëshohet në çdo komisariat të Republikës së Shqipërisë.  

12:15
Pa mjek e infermierë, fshati Godvi në Bulqizë nuk ka as qendër shëndetësore

Fshati Godvi, në njësinë administrative Zerqan, të bashkisë Bulqizë ka 200 banorë që nuk marrin shërbim shëndetësor.

12:08
DASH përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Hap gjigant përpara! Mediat e huaja: Ishte presioni i BE

Një hap gjigant përpara, kështu e përshkroi zëdhënësi i DASH marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

12:04
Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”? Olsa Muhameti tregon ftesën që i ka bërë moderatores

Bora Zemani ka marrë ftesën nga autorja Olsa Muhameti për t’u qenë sërish moderatore e “Për’puthen”.

12:00
Kandidatët e Alibeajt për vendoret/ Berisha: Janë në emër të Ramës. Financimet në fushatë? Do i drejtohemi anëtarësisë

‘Gjoja kandidatë, në emër të Edi Ramës’, kështu i konsideroi Sali Berisha emrat që Enkelejd Alibeaj do të prezantojë si kandidatë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

11:57
Xhaferaj kërkon llogari për përmbytjet, Rama krahason shifrat me 2010-tën: Ajo ishte përmbytje e robit, jo e zotit!

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas përmbytjeve në tre qarqeve të vendit nga reshjet e dendura të shiut.

11:35
Lezhë/ Nxënësit kapen pas kangjellave për të hyrë brenda, shkolla ende e mbuluar nga uji (Video)

Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Lezhë është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve intensive prej disa ditësh.

11:33
Deklarata e fortë për Ukrainën, Gjermania e tërbuar me Johnson!

Qeveria gjermane reagoi ashpër ndaj deklaratës së fortë të ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili tha se Berlini kishte dashur që Ukraina ta humbiste luftën.

11:30
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, vendoset debat me kohë të pakufizuar për Portin e Durrësit

Opozita kërkoi që të gjithë deputetët e saj të kenë të drejtën e fjalës në debatin për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

11:23
Edhe gra në mesin e të rrahurve publikisht me kamxhik në Afganistan

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrahur me kamxhik para mijëra njerëzve të pranishëm në një stadium futbolli në Afganistan.

11:16
Formacionet zyrtare/ Zvicër-Kamerun, Xhaka dhe Shaqiri në fushë nga minuta e parë

Zvicra do të nisë në orën 11:00 ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës Katar 2022, ku përballë do të ketë Kamerunin.

11:06
Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Shkodër, Kuvendi mban një minutë heshtje

Me kërkesë të deputetit Ramadan Likaj, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje, në nder të dy viktimave në Shkodër si pasojë e përmbytjeve tre ditë më parë.

11:04
Përmbytjet në vendin tonë/ Ndërprerja e reshjeve përmirëson situatën, por ende mijëra hektarë tokë nën pushtetin e ujit

Situata në vendet e prekura nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve intensive në Shqipëri, ka një përmirësim.

10:57
Protesta e fermerit para Parlamentit/ Akuzon Ministrinë e Bujqësisë për abuzime me fondet e Bashkimit Europian

Fiqiri Sinani, është një fermer i zhgënjyer. Nga Lushnja ai ka ardhur në parlament  për të protestuar për të drejta që sipas tij i janë mohuar.

10:56
Berisha akuza të forta Ballës në seancë: Je akuzuar për vrasje! Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi

Ndërsa seanca duket se iu rikthye normalitet, së paku në foltore, ish kryeministri Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilin e akuzoi si të lidhur me banda kriminale.

10:46
Statistikat e problemeve rrugore gjatë periudhës janar-tetor, më pak aksidente dhe viktima

Rënia e numrit të aksidenteve në Shqipëri vijon të mbetet e qëndrueshme, krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar.

10:35
Kaos në Parlament/ Berisha e mbështetësit bllokojnë foltoren, hyn ‘live’ në facebook. Nikolla i tërheq vëmendjen, ndërpritet seanca

Ka nisur me debate të ashpra seanca plenare ku pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar marrëveshja për portin e Durrësit.

10:32
“Arsim cilësor, pagë dinjitoze”/ Pedagogët protestë për pagat, i zënë rrugën deputetëve para seancës

Edhe pse pedagogët ndalën bojkotin e procesit mësimor, ata kanë vijuar me protestat.

10:28
Porti i Durrësit/ Berisha apel deputetëve: Nëse keni ndërgjegje kombëtare, hidheni poshtë marrëveshjen, shkel kushtetutën

Me tonë të ashpra ka nisur që në fillim seanca plenare e kësaj të enjteje. Sali Berisha mori fjalën i pari dhe u kërkoi deputetëve të rrëzojnë marrëveshjen për Portin e Durrësit.

10:28
Balla ‘kritikon’ Nikollën: Tragjedi për Kuvendin, që një ‘non grata’ të bëjë pis rregulloren e Kuvendit

“ Ky parlament duhet të ndalet për t’i dhënë fund kësaj tragjedia, ku një ‘non grata’ bën pis rregulloren e Kuvendit”, kështu u shpreh në seancë plenare kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa mori fjalën menjëherë në seancë pas ish kryeministrit Berisha.

10:28
Conte kërkon një mbrojtës, kthen sytë nga e kaluara

Antonio Conte kërkon të përforcojë skuadrën dhe tani ka kthyer sytë nga e kaluara.

10:21
Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim

Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, dhe ka thënë se targat KM mbeten në përdorim.

10:15
Qyteti ukrainas Lviv, shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2025, Veliaj: Ky vit na mësoi shumë gjëra, por kujtuam të parën vlerën e fqinjëve

Lvivi, qyteti ukrainas, u shpall dje Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2025, në ceremoninë e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Titullin e dorëzoi kryebashkiaku Erion Veliaj, duke qenë se Tirana e mbajti këtë vit titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku u shënuan mbi 1000 aktivitete për të rinjtë.

10:10
Lufta në Ukrainë/ Zyrtari kryesor i OBSH-së viziton spitalet e dëmtuara në Dnipro

Drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vizituar spitalet e dëmtuara dhe ka folur me stafin mjekësor në qytetin e Dnipros.

10:01
Video/ Oborri i përmbytur, nxënësit në Lezhë ecin sipër kangjellave për të hyrë në shkollë

Disa zona të qytetit të Lezhës vazhdojnë të jenë të përmbytura për të katërtën.

09:57
Më shumë se dy të tretat e Kievit pa energji elektrike, shumë njerëz mbeten pa ujë

Dy të tretat e Kievit janë pa energji elektrike, pas sulmeve me raketa ruse ditën e djeshme.

09:56
Fitorja ndaj Gjermanisë, Nagatomo: I treguam botës sa vlejmë dhe nuk mbaron këtu!

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm, ne i treguam botës vlerën tonë. Dhe nuk mbaron këtu. Është një hap i madh përpara për tifozët dhe për skuadrën ton.”-kështu e nisi konferencën për mediet Yuto Nagatomo pas fitores së Japonisë ndaj Gjermanisë me rezultatin 1-2.

09:33
Hungaria do t’i dërgojë Ukrainës 187 milionë euro ndihmë financiare

Vendi i Evropës Lindore ka rënë dakord të dërgojë 187 milion euro në Ukrainë si pjesë e një pakete të planifikuar të mbështetjes së BE-së.

09:32
Ambasadori amerikan në Kosovë: Marrëveshja për targat shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë për targat, e shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim mes vendeve.

09:32
“Sulm dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve”, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga AMA ndëshkim ndaj disa portaleve

Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kërkon marrjen e masave ndaj disa portaleve që kanë publikuar shkrime me qëllim sulmin ndaj gjyqtarëve.

09:29
Vjedhje me armë dhe dhunë, arrestohet 39-vjeçari i dënuar më parë në Belgjikë

Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka kryer disa vjedhje me dhunë dhe nën presionin e armës.

09:14
Fitorja ndaj Gjermanisë, Nagatomo: I treguam botës sa vlejmë dhe nuk mbaron këtu!

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm, ne i treguam botës vlerën tonë. Dhe nuk mbaron këtu”.

09:13
I braktisur dhe biodiversiteti i tij në rrezik/ Ishulli ku jetojnë disa prej kafshëve më të rralla të Karaibeve

Dikur strehë e piratëve dhe më pas koloni e SHBA-ve, ‘Island of youth’ (Ishulli i Rinisë) në Kubë është një parajsë ku jetojnë disa prej kafshëve më të rralla të Karaibeve.

09:07
Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i call center dhe 5 punonjës

Një call-center i cili mashtronte shtetas të huaj përmes telefonatave që ata të investonin në bursa fiktive, është zbuluar nga policia në Tiranë.

09:03
Situata e përmbytjeve në Lezhë/ Qindra hektarë tokë nën ujë dhe rrugë të pakalueshme

Fshatrat e Lezhës vijojnë të jenë ende nën ujë, ku ende qindra hektarë tokë mbeten të përmbytura.

08:52
Situata nga moti i keq në Shkodër, 1130ha tokë ende nën ujë, 7 familje të evakuuara

Pas disa ditësh me reshje të dendura shiut, situata nga përmbytjet në Shkodër duket më e përmirësuar.

08:40
Përdor një “ujk”, Mendes shtron rrugën për CR7 te gjiganti spanjoll

Cristiano Ronaldo po përflitet si një opsion për shumë klube, mes tyre Milan, Newcastle, Al Nassr dhe Chelsea.

08:30
Aksident në Vlorë, 40-vjeçari përplas me makinë këmbësoren 60-vjeçare

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

08:25
Sulme kundër Sirisë dhe Irakut: Çfarë kërkon Turqia?

Pas sulmeve ajrore ndaj pozicioneve kurde në Siri e Irak, presidenti turk Erdogan, thotë se nuk e përjashton mundësinë e një ofensive tokësore. Milicët kurdë deklarojnë se do të hakmerren. Gjendja është e tensionuar.

08:19
SHBA-ja mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi: Rruga më e mirë për të çuar përpara të ardhmen europiane

Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

08:14
Ushtria e Gjermanisë ndihmon Sllovakinë që të ruajë hapësirën ajrore

Në Sllovaki janë dislokuar që në muajin prill sisteme raketash Patriot të ushtrisë gjermane. Çfarë do të thotë në jetën e përditshme që të jesh vazhdimisht në gjendje për t‘u mbrojtur?

08:07
Vranësira dhe shi gjatë paradites, pasditja sjell përmirësim të motit

Orët e para të ditës do të jenë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht juglindore.

E mërkurë, 23 Nëntor 2022
23:00
Shiriti “One Love”, Xhaka: Jemi këtu vetëm për futbollin, Zvicra nuk do veprojë si Gjermania

Gjesti i bërë nga skuadra gjermane para ndeshjes me Japoninë, me lojtarët që mbyllën gojën në shenjë proteste ndaj FIFA-s që nuk lejon që kapiteni të mbajë shiritin  “One Love”, për liderin e Zvicrës është një veprim që nuk do bëhet nga ekipi i tyre.

22:56
Neuer: Sot ishte ndeshja më e rëndësishme dhe ne e humbëm atë

Manuel Neuer, kapiteni dhe portieri i Gjermanisë ka folur pas humbjes së ekipit të tij me rezultatin 1-2 ndaj Japonisë në Katar 2022.

22:49
Gjermania kundërshton pretendimin e Boris Johnson për qëndrimin e luftës në Ukrainë

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë pretendimin e Boris Johnson se Berlini fillimisht donte që Ukraina të “paloset” shpejt pas pushtimit të Rusisë në shkurt.

22:47
“Faleminderit që je imja”/ Mos ndoshta Enca sapo na konfirmoi se është në një lidhje dashurie?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

22:45
Ardit Çuni e thotë troç: Ja kush ikën këtë javë nga DWTS, finalja mes meje dhe…

Këngëtari Ardit Çuni është shprehur i sigurt se do të jetë ai fituesi i Dancing With The Stars.

22:36
Belgjika merr fitore minimale ndaj Kanadasë dhe kryeson grupin F

Belgjika e ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Kanadasë.

22:35
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për targat

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

22:31
Superkupa e Italisë më 18 janar, “Derby della Madonnina” në SuperSport

SuperSport do të sjellë për të gjithë abonentët e saj Superkupën e Italisë, Milan-Inter, me takimin që do të luhet më 18 janar, në orën 20:00.

22:23
“Më fal që nuk kam…”/ Ardit Çuni nuk mban dot lotët pas letrës që mamaja i ka kushtuar: Je djali im i fortë

Ardit Çuni nuk i mbajti dot lotët në programin “Goca & Gra”, pasi u surprizua nga letra e mamasë së tij.

22:13
“Juria më nervozon!” Postimi i Arbana Osmanit, ja si e komentojnë Dalina dhe Arditi

I ftuar këtë të mërkure në ‘Goca dhe Gra” ishte Ardit Çuni, I cili ka folur rreth eksperiencës së tij në Dancing With The Stars.