Përdor një “ujk”, Mendes shtron rrugën për CR7 te gjiganti spanjoll

24/11/2022 08:40

Cristiano Ronaldo po përflitet si një opsion për shumë klube, mes tyre Milan, Newcastle, Al Nassr dhe Chelsea.

Së fundmi kanë dalë sërish zërat për një rikthim në LaLiga, këtë herë te Barcelona rivale e përjetshme e Real Madrid.

Gazetarja argjentinase, Veronica Brunati, zbulon edhe skenarin që po ndodh. Ajo shkruan në rrjetet sociale se Barcelona ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit qendror, Ruben Navas, nga Ëolverhampton.

Portugezi menaxhohet nga Jorge Mendes, i cili mund të përfshijë në negociata edhe Cristiano Ronaldon. Momentalisht gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe për fituesin e pesë herë “Topit të Artë” kanë qenë të shumta këto kohë.

Top Channel