Porti i Durrësit/ Berisha apel deputetëve: Nëse keni ndërgjegje kombëtare, hidheni poshtë marrëveshjen, shkel kushtetutën

24/11/2022 10:28

Me tonë të ashpra ka nisur që në fillim seanca plenare e kësaj të enjteje. Sali Berisha mori fjalën i pari dhe u kërkoi deputetëve të rrëzojnë marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Sipas Berishës, marrëveshje për marinën e Durrësit është antiligjore dhe në dëm të durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve. Ai kërkoi të mos jetë e kushtëzuar fjala e deputetëve për këtë çështje.

“Në këtë akt të kësaj mega-afere kërkohet të kushtëzohet me çdo kusht fjala e deputetëve të parlamentit. Me marrëveshjen që votuat në vitin 2020, me Emiratet, në kundërshtim me kushtetutën i krijuat grupit të Edi Ramës të gjitha favoret për këtë plaçkitje të tmerrshme, të pashembullt në historinë e një vendi.

Sot ju kërkoni të varrosni portin shekullor të Durrësit dhe ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe ndonjë arabi okazional.

Klani Rama me 60 për qind të aksioneve, kaq sa thuhen se çfarë ka aty nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. Ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë, u zhduk shqiptarëve nyjen kryesore të lidhjes me Kostandinopojës, portin që me rrugën Egnatia lidhej me Kostandinopojën. Sot ky port asgjësohet. Kapaciteti i tij është 8 milionë mall përpunim. Pozicioni i tij në mijëvjeçar është përcaktuar më i përshtatshmi në trojet arbnore. Ka qenë porti ku durrsakët kanë siguruar kurdoherë mbijetesën.

Sot klani Ranma merr përsipër ta ndërtojë me para të ajër.

Marrëveshja shkel Kushtetutën e Shqipërisë, pasuron Edi Ramën dhe klanin e tij, nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj. Edi Ramës i është dhënë çdo garanci. Te porti i Marinës do të përfundosh vetë, s’ka burrë që të ndan…”

Top Channel