“Faleminderit që je imja”/ Mos ndoshta Enca sapo na konfirmoi se është në një lidhje dashurie?

23/11/2022 22:47

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza. Ditën e sotme Enca i ka habitur të gjithë me postimin e fundit në Instastory, ku ka bërë që të gjithë të mendojnë se këngëtarja është në një lidhje dashurie. Bukuroshja ka postuar një foto të një letre, ku nga fjalët që shkruhen në të kuptohet se Enca dëshiron që tu tregoj të gjithëve për lidhjen e saj, ama të gjithë janë shumë kurioz se kush mund të jetë personi që i ka vjedhur zemrën Encës. Në letër shkruhet:

Faleminderit që je imja

Me postimin e fundit duket se këngëtarja ka vendosur me të vërtetë të ‘djegë’ rrjetin. Së fundmi artistja ka ndarë me ndjekësit një foto teksa shfaqet edhe pse në fund të tetorit në det dhe… ‘topless’. Epo, bukuroshja di gjithmonë si të tërheqë vëmendje…

Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit. Këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama.

Top Channel