Apeli i Posaçëm ka vendosur arrest me burg (të dytë) për ish-deputetin Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit.

Prokuroia e Posaçme SPAK iu drejtua  gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos dy javë më parë, por gjykata e refuzoi kërkesën.

SPAK e ankimoi këtë vendim, duke iu drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit, kërkesë e cila u pranua sot.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish-deputetit Alqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrës’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme  dyshon edhe për akuzën e ‘korrupsionit’ . Burimet bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish-deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile  nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë  “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi  procedurën e dhënies me koncesion të Inceneratorit të Elbasanit.  Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet  e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi procedurat që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe  prokuroria ka dyshime se ish-deputeti të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që  përfaqësohej nga Zoto.

Top Channel