Fshatrat e Lezhës vijojnë të jenë ende nën ujë, ku ende qindra hektarë tokë mbeten të përmbytura.

Gjatë mbrëmjes dhe deri sot në mëngjes ka patur reshje shiu me intensitet të mesëm, me një nivel 40 mm.

Tashmë reshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojnë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Në zonën e Zadrimës ka 250 hektarë tokë bujqësore të përmbytura, kurse hidrovori Balldre në kuotën

-0.8m nga 1.5m kuota kritike, ka rreth 800ha tokë bujqësore të përmbytura.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre.

Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave portë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Top Channel