Balla ‘kritikon’ Nikollën: Tragjedi për Kuvendin, që një ‘non grata’ të bëjë pis rregulloren e Kuvendit

24/11/2022 10:28

“ Ky parlament duhet të ndalet për t’i dhënë fund kësaj tragjedia, ku një ‘non grata’ bën pis rregulloren e Kuvendit”, kështu u shpreh në seancë plenare kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa mori fjalën menjëherë në seancë pas ish kryeministrit Berisha.

“Të ankohesh se nuk të jepet kohë në Kuvend, është sa qesharake edhe tallje me publikun, për një turp që ky parlament duhet të ndalet për ti’ dhënë fund kësaj tragjedie për Kuvendin, që një non grata të vijë këtu e të bëjë pis rregulloren e kuvendit.

Vendimmarrja është ekskluzivitet i konferencës së kryetarëve. Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati.

Mezi e kemi pritur këtë diskutim sot, nuk do resht së përshëndeturi qeverinë, për të ndaluar cdo person non grata të pi edhe kafe te Marina e Durrësit e jo më të blejë ndonjë pronë aty. Ka të bëjë me një kërkesë deputetësh për situatën në veri të Shqipërisë.”- u shpreh Balla.

Top Channel